LAJMI I FUNDIT:

BMW 4 Series do të ketë grillin masiv, të njëjtin që është parë te Concept 4

BMW 4 Series do të ketë grillin masiv, të njëjtin që është parë te Concept 4

Grilli që është parë te ky model, dallon shumë prej modeleve të mëparshme

Viteve të fundit, BMW nuk ka bërë ndryshime të dukshme dhe ka përdorur vetëm dizajne të sigurt, por kjo gjë ka ndryshuar, transmeton Telegrafi.


Ky prodhues gjerman, gjithnjë e më shumë po përdor dizajne më të guximshme, duke filluar nga grilli që është i ndarë në dy pjesë.

Në BMW Concept 4 e kemi parë një grill masiv, që nuk është parë më herët te asnjë model tjetër, ndërsa bazuar në imazhet e rrjedhura, i njëjti do të përdoret edhe në 4 Series.

Sipas burimit që i ka siguruar imazhet, ky është versioni final i BMW 4 Series, që do ta ketë po këtë grill gjigant, që e ka zënë shumicën e pjesës së përparme.

Bie në sy, se në pjesën e poshtme të grillit është lënë hapësira për vendosjen e targës, që nuk duket si pozitë e përshtatshme dhe që ia merr vëmendjen asaj hapësire. /Telegrafi/