LAJMI I FUNDIT:

BMW 3 Series me hapësirë më të zgjeruar për bagazh (Foto)

BMW 3 Series me hapësirë më të zgjeruar për bagazh (Foto)

Në hapësirën e re për bagazh, ngarkimi dhe bartja e gjërave është shumë më e lehtë

Modeli 3 Series ofrohet në tri variante të fuqisë së motorit, si dhe disa versione të ndërtimit, duke e bërë më të ngjashme me 4 Series, transmeton Telegrafi.


Versioni fundit i BMW 3 Series, nuk dallon shumë nga sedani, por për shkak të zgjerimit të hapësirës për bagazh, i është dashur t’i zgjatet tavani. Kapaciteti i bagazhit është 500 litra, ndërsa nëse largohen ulëset e pasme rritet në 1,510 litra, apo 1.5 metra kub.

Dera më e gjerë dhe pjesa e poshtë shumë më e ulët, ka lehtësuar ngarkimin dhe bartjen e gjërave të ndryshme. Kapaku pasmë hapet dhe mbyllet në mënyrë automatike, derisa ka mundësi t’i hapet edhe xhami për ndonjë veprim më të shpejtë.

Modelin tërësisht të ri të BMW 3 Series, që do t’i ketë 374 kuaj fuqi, pritet ta shohim në fund të muajit gjatë një aktiviteti në Mynih të Gjermanisë. /Telegrafi/