LAJMI I FUNDIT:

Bluza më e madhe në botë gjendet në Rumani

Bluza më e madhe në botë gjendet në Rumani

Bluza 108.95 metra e gjatë dhe 73.48 metra e gjerë në Rumani ka thyer rekordin Guinness si bluza më e madhe në botë.

Guinness tha se Asociatia 11even, Kaufland Romania dhe Federatia Romana u bashkuan për të krijuar bluzën masive nga materiale të ricikluara për të inkurajuar banorët e Rumanisë të marrin pjesë në programet e riciklimit, transmeton Telegrafi.


Veshja gjigante u bë nga më shumë se 500 mijë shishe plastike të ricikluara dhe u qep nga një ekip i rrobaqepësve për një periudhë kohore prej një muaji.

Organizatorët thanë se iu desh një ekipit prej më shumë se 120 vullnetarësh një ditë të tërë për ta vendosur bluzën në Stadiumin Kombëtar të “Rugbit Arcul de Triumf” në Bukuresht.

Organizatorët thanë se bluza tani do të përdoret për të bërë rreth 12,000 këmisha me madhësi normale që do t’ju jepet fëmijëve në nevojë. /Telegrafi/