LAJMI I FUNDIT:

Blushi tregon nëse do të hyjë në qeverinë teknike apo në zgjedhje pa PD-në

Blushi tregon nëse do të hyjë në qeverinë teknike apo në zgjedhje pa PD-në

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi ka komentuar skenarët e mundshëm nëse krijohet një qeveri teknike në vendin tonë, kërkesë kjo e opozitës, e cila po proteston në shesh prej 18 shkurtit. Sipas Blushit edhe në rastin nëse kjo qeveri teknike krijohet, edhe në rast se një gjë e tillë nuk ndodh, sipas tij situata do të jetë njësoj.

Kreu i LIBRA-s thotë se qeveria teknike nuk e zgjidh krizën politike. Sakaq, ai thekson se edhe nëse krijohet një qeveri teknike, ai nuk do të jetë pjesë e saj.


“Do shkojnë në krizë në çdo rast, me qeveri teknike, pa qeveri teknike, me zgjedhje, pa zgjedhje, me vetting, pa vetting. Mund të kalojë vetëm nëse njeri futet në burg. Vetëm frika mund ta bëjë këtë. Edhe gjykatësit e prokurorët e sotëm do jenë nesër. Nëse bëhet vettingu nuk do të thotë se do na vijnë nga jashtë. Ky sistem mund të korrektohet nga frika. Qeveria teknike nuk ka për të zgjidhur punë në Shqipëri. Nuk jam as kundër kësaj qeverie teknike as pro, por them që nuk sjell zgjidhje. Unë nuk futem aty. Nuk mund të futem në qeveri teknike”, u shpreh Blushi.

Ai thotë se në çdo rast partia që ai drejton do të hyjë në zgjedhje, të organizuara me ose pa PD-në. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori