LAJMI I FUNDIT:

Blushi: Rama, si spikerët e komunizmit që flisnin kinezisht

Blushi: Rama, si spikerët e komunizmit që flisnin kinezisht

Deputeti Ben Blushi ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për komunikimin e javës që ai ka çdo të diel në Facebook.

Në një status në rrjetet sociale, Blushi thotë se Rama është bërë si spikerët komunistë të Radio Tiranës që flisnin në gjuhën kineze.


“SPIKERI I RADIO KRYEMINISTRISË

I paafti thotë se fajin për vjedhjen e bankave e kanë bankat, fajin për ilacet e skaduara e kanë të sëmurët, fajin për cilësinë e dobët të shkollave e kanë prindërit, fajin për korrupsionin e notave e kanë nxënësit, fajin për hashashin e kanë duhanxhinjtë, fajin për përmbytjet e kanë fshatarët, fajin për koncesionet e kanë bizneset, fajin për mjerimin e kanë të mjerët, fajin për zgjedhjet e kanë të tjerët,fajin për zgjedhjet në Amerikë e kanë meksikanët, fajin për trenin e kanë kosovarët, fajin për koalicionin e kanë grekët, fajin për integrimin e kanë gjermanët,fajin që durojnë e kanë shqiptarët. Duket si spikerat e komunizmit që cdo të djelë flisnin kinezce në Radio Tirana duke bindur popullin kinez se Shqipëria ishte kërthiza e fildishtë e botës kurse Kina vetëm barku i saj i boshatisur!”, ka shkruar Blushi. /Telegrafi/