LAJMI I FUNDIT:

Blogerja Chiara Ferragni dhe reperi Fedez mbledhin mbi tre milionë euro për luftën ndaj coronavirusit

Blogerja Chiara Ferragni dhe reperi Fedez mbledhin mbi tre milionë euro për luftën ndaj coronavirusit
Chiara Ferragni dhe Fedez (Foto: Pietro S. D'Aprano/Getty Images for Prada)

Blogerja e njohur italiane, Chiara Ferragni dhe bashkëshorti i saj, reperi Fedez, po bëjnë pjesën e tyre për të luftuar krizën ndaj coronavirusit.

Të hënën, çifti, përmes një donacioni personal prej 100,000 eurosh, ndihmuan në mbështetjen e spitalit San Raffaele në ndihmë të trajtimit të rasteve me virusin vdekjeprurës.

“Shpresojmë që kjo iniciativë të rrisë ndërgjegjësimin midis njerëzve ndaj krizës aktuale – coronavirusit, e cila po prek të gjithë ne”, kanë thënë Ferragni dhe Fedez në një deklaratë.


Chiarra Ferragna (Foto: Instagram)

Projekti, i arritshëm në ‘gofundme.com/f/coronavirus-terapia-intesiva’, u zhvillua në bashkëpunim me Alberto Zangrillo, drejtues i departamentit të kujdesit kardiovaskular dhe të përgjithshëm të spitalit Milanese. Përmes lidhjes, çdokush mund të dhurojë, duke filluar nga 5 euro.

Të gjitha lajmet nga Chiara Ferragni
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Chiara Ferragni

“Ky është një kontribut konkret, të cilin ne e vlerësojmë jashtëzakonisht shumë dhe që shpresojmë se mund të jetë një shembull për shumë njerëz”, tha Zangrillo.

“Ne vazhdojmë betejën tonë, të cilën do ta fitojmë, kundër kësaj urgjence të jashtëzakonshme, ku kujdesi intensiv është shansi i vetëm për të kuruar pacientët më të prekur [nga virusi]”, vazhdon më tej ai.

https://www.instagram.com/p/B9hk1gpIqwe/?utm_source=ig_embed

Ferragni azhurnoi 18.6 milionë ndjekësit e saj në Instagram duke njoftuar se ata kishin mbledhur gjithsej dy milionë euro për kauzën.

Bulgari, Dolce & Gabbana, Versace, LVMH Moët Hennessy Louis Vuitton, Kering, Alibaba, L’Oréal, Estée Lauder Cos Inc., Shiseido Co. Ltd dhe Swarovski janë gjithashtu ndër kompanitë që kanë bërë donacione për të mbështetur luftën kundër virusit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ish-banori i BBVA, Zebërvoki me kritika të ashpra ndaj Eglit: Femër pa pikë karakteri, tani po e kuptoj pse Olsi e mori veten pas ndarjes

Ish-banori i BBVA, Zebërvoki me kritika të ashpra ndaj Eglit: Femër pa pikë karakteri, tani po e kuptoj pse Olsi e mori veten pas ndarjes

Magazina
Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s'i kuptoj

Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s'i kuptoj

Magazina
Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Magazina
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Bebe Rexha shkëlqen me dukjen e saj provokuese në Dubai

Bebe Rexha shkëlqen me dukjen e saj provokuese në Dubai

Magazina
Në gjendje të rënduar emocionale - Gjesti dhe Egli tregojnë se janë konsultuar me psikologë brenda

Në gjendje të rënduar emocionale - Gjesti dhe Egli tregojnë se janë konsultuar me psikologë brenda

Magazina
Kalo në kategori