Emisioni “Stop” ndoqi historinë e Labinot Ramadanit, i cili u arrestua në Morinë dhe i kanë bllokuar makinën Lamborghini, pasi dyshohej se e kishte të vjedhur.
Prokurorja Farie Vata është ajo që ka kërkuar që Labinor Ramandani të mbahej në burg dhe makina e tij të qëndronte e bllokuar, por arsyet për këtë vendim nuk i ka dhënë.
Sot është përpjekur që të marrë një reagim prej saj, por prokurorja ka thënë se nuk mund të fliste.
Prokurore Farie Vata: Mirë! Urdhëro! Kush jeni ju lutem?
Gazetari: Jam Genc Angjellari, gazetar i emision “Stop”,
Prokurore Farie Vata: Ju lutem! Nuk mund të flas! Nëse keni ndonjë gjë, mund të bëni kërkesë me shkrim, ta depozitoni në prokurori dhe do merrni përgjigje!
Gazetari: Zonjë ju keni mbajtur për 30 ditë të burgosur dikë të pafajshëm.
Pas ndërhyrjes së “Stop” për Labinot Ramadanit u zhvillua dhe seanca gjyqësore në 21 gusht, por prokurorja Vata mungoi pa asnjë njoftim zyrtar. Pak ditë më vonë në 24 gusht gjykata shpalli të pafajshëm Ramadanin, por makinën e tij me urdhër të prokurorit po e mbajnë ende të bllokuar edhe pse Interpol Roma ka dërguar shkresë së mjeti nuk është i vjedhur.
Qytetari nga Kosova pas daljes nga burgu ka premtuar se do e ndjekë çështjen e tij deri në Strasburg. “Unë nuk di çfarë të them, ju i keni parë letrat, i ka dhe avokati. Dihet e gjithë çështja, kjo makinë është e paguar me para të pastra, para me djersë dhe nuk është e vjedhur. Këto janë montazhe të këtyre për para, shkova në Kosovë, erdha në Shqipëri prapë dhe më pas më kanë kontrolluar. Ata më kanë kërkuar që të dalë nga radha dhe më kanë kërkuar dokumentet. Kjo ka qenë e përgatitur. Unë kam probleme shëndetësore, këtë vuajte që kam bërë nuk e kanë pësuar as lopët. Këtë çështje unë nuk e lë do e ndjekë deri në Strasburg”, thotë Ramadani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë