LAJMI I FUNDIT:

Bllokoi qarkullimin duke bërë drift, nën hetim 25-vjeçari nga Bulqiza

Bllokoi qarkullimin duke bërë drift, nën hetim 25-vjeçari nga Bulqiza

Policia e Shtetit ka arrestuar një person në Bulqizë pasi bllokoi qarkullimin e lirë të automjeteve për të kryer manovra të rrezikshme (drift) me automjet, ndoti ajrin e më pas e postoi video-n në rrjete sociale.

Policia ka arritur të identifikojë 25-vjeçarin, ndërsa i dyshuari është proceduar penalisht.


“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, pas publikimit të një video-je në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, i cili kishte bllokuar rrugën pasi po kryente manovra të rrezikshme (drift) me automjet duke shkaktuar ndotje të ajrit e duke u bërë burim aksidenti për vete dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, si dhe falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, u bë e mundur identifikimi dhe shoqërimi i shtetasit E.N, 25 vjeç, që shfaqet në video”, thuhet në njoftim.

Ndaj 25-vjeçarit, u referuan materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal për veprat penale “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Ndotja e ajrit”.

Gjithashtu nga shërbimet e Policisë Rrugore u vendos masa administrative  me vlerë 60 mijë lekë të rinj, për shkelje të nenit 139, pika 3, të Kodit Rrugor, si dhe i’u tërhoq leja e qarkullimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër falënderon qytetarët për besimin dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, në Komisariatin Digjital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë, profesional dhe të paanshëm.

Gjithashtu, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik

Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik

Politikë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian

Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian

Politikë
Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë

Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë

Politikë
Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit

Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit

Politikë
Kalo në kategori