Bllok brenda bllokut


Por, në këtë linjë nuk pritet të veprojnë VV, AAK dhe NISMA. Këto të fundit pas disa takimeve në dy ditët e fundit kanë vendosur që të ruajnë bashkëpunimin mes tyre.
Burime të gazetës Tribuna brenda bllokut bëjnë të ditur se LDK nuk e ka ndërmend të vazhdojë bashkëpunimin e paraparë më marrëveshjet e arritura më 10 qershor dhe 10 shtator, që ia pamundëson kësaj partie postin e kryeministrit.
Tani partia e Isa Mustafës, me çdo kusht po insiston në udhëheqjen e Qeverisë.
Gjithnjë sipas këtyre burimeve VV, AAK dhe NISMA po e shqyrtojnë mundësinë e krijimit të një blloku te ri i cili do të regjistrohej si subjekt i përbashkët parlamentar dhe në këtë formë do të qëndronin në opozitë për të kundërshtuar çdo nismë të Qeverisë.
I kontaktuar nga gazeta, Burim Ramadani, sekretar i përgjithshëm në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se nuk ka përgjigje për këtë opsion. /Tribuna/






































