Kanë kaluar pothuajse dy dekada që kur u shfaq loja War of Warcraft, e kompania Blizzard tani po e sjell në pajisjet mobile.

Blizzard përmes Twitterit ka njoftuar, se gjatë javës së ardhshme do ta prezantojë versionin mobil të Warcraftit, transmeton Telegrafi.

Kjo nuk është hera e parë që një franshizë e dedikuar për konzola po shfaqet edhe nëpër telefona, pasi këtë e kemi parë më herët në rastin e lojërave të famshme si Call of Duty dhe Fortnite, që prej kohësh mund të luhen në telefona dhe tabletë.

Detajet për lojën tani për tani mbeten mister, por gejmerët nuk do të duhet të presin shumë, pasi ajo do të prezantohet gjatë një transmetimi live më 3 maj. /Telegrafi/

Reklama