LAJMI I FUNDIT:

Blinken: Shqipëria mbështetësja më e fortë për Ukrainën

Blinken: Shqipëria mbështetësja më e fortë për Ukrainën

Sekretari amerikan i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin shqiptar Edi Rama, ka nënvizuar rolin e fortë të Shqipërisë dhe personalisht të kryeministrit Rama në mbështetje të Ukrainës.

Ai, pasi ka falënderuar për mikpritjen e sotme në Tiranë, ka theksuar faktin se Shqipëria është një ndër 10 vendet, për frymë popullsie, që mbështet më shumë Ukrainën dhe rezistencën e saj kundër agresionit rus.


“Rama është një partner i jashtëzakonshëm për SHBA-në. Ky partneritit është më i fortë se kurrë më parë. Jemi në një rrugë me dy kalime ku të dyja vendet përfitojnë. Shqipëria është aleat kyç në NATO. Kemi folur për Ukrainën dhe kemi qenë bashkë në Këshillin e Sigurimit. Kemi folu edhe për sfidat me të cilat përballemi”.

"Pa SHBA-në nuk do të kishte shtet të pavarur të Kosovës", Rama mesazh Kurtit: Prishtina të mos bëjë asnjë hap pa u konsultuar me aleatët tanë strategjikë
Lexo po ashtu "Pa SHBA-në nuk do të kishte shtet të pavarur të Kosovës", Rama mesazh Kurtit: Prishtina të mos bëjë asnjë hap pa u konsultuar me aleatët tanë strategjikë

“Shqipëria ka qenë mbështetëse e fortë e Ukrainës. Ka qenë e para që ka ngritur dorën për ndihma në adresë të Ukrainës. Është një ndër 10 vendet që kontribuon më shumë, për frymë popullsie, për Ukrainën. Trupat shqiptare ndihmojnë që të frenojnë agresionin rus në krahun lindor të NATO-s. Kemi angazhimin e hekurt që të ndihmojmë njëri- tjetrin. Aleanca jonë është më e fortë. Shqipëria po bën pjesën e saj dhe po plotëson detyrimet ndaj NATO-s”, tha Blinken.

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka dhënë arsyen se përse zgjodhi që të mos takonte asnjë përfaqësues nga opozita.

“Në fakt kam pasur mundësi për tu takuar me një sërë njerëzit, kam takuar dhe disa prej personaliteteve kyç të reformës në drejtësi dhe një grup të rinj dhe kur të kthehem nga darka që i detyrohem, do të kemi mundësi të takohem me një segment tjetër të shoqërisë shqiptare, kam marrë mjaftueshëm nga kjo ditë”, tha Blinken.

Ndërkohë, Blinken tha se përurimi i bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë është një tregues i rëndësishëm i angazhimit të Shqipërisë për aleancën dhe e kundërta. Sa i përket bazës detare në Durrës, për të cilën qeveria shqiptare është ofruar, Blinken tha se vijojnë negociatat.

“Së pari kanë kaluar 15 vjet që kur Shqipëria është bërë aleate e NATO dhe fakti që do të përurohet baza ajrore e Kuçovës kjo është një mënyrë e rëndësishme për të theksuar angazhimin e Shqipërisë ndaj NATO dhe e kundërta. Ndërsa kur bëhet fjalë për bazën detare do e diskutojmë, për sa i përket aseteve të tjera që janë të blera për aleancën”, përfundoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori