LAJMI I FUNDIT:

Blinken: SHBA-të mirëpresin marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, një hap kyç drejt anëtarësimit në BE

Blinken: SHBA-të mirëpresin marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, një hap kyç drejt anëtarësimit në BE

Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve, të arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter,  Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken i cili ka theksuar se SHBA-të e mirëpresin dhe e mbështesin këtë marrëveshje.


“Shtetet e Bashkuara mirëpresin marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE-ja që Kosova dhe Serbia arritën dje. Ne jemi krenarë që mbështesim marrëveshjen dhe mbetemi të përkushtuar për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar Blinken.

Sipas Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken kjo marrëveshje është hap kyç drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Ne përgëzojmë Presidentin e Serbisë dhe Kryeministrin e Kosovës për lidershipin e tyre në arritjen e kësaj marrëveshjeje”, tha Blinken.

Dakordim pa nënshkrim – gjithçka nga takimi i 18 marsit mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër
Lexo po ashtu Dakordim pa nënshkrim – gjithçka nga takimi i 18 marsit mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër

“Përmbushja e detyrimeve të Kosovës dhe Serbisë sipas Marrëveshjes Themelore, si pjesë e përkushtimit të qëndrueshëm për pajtim, do të sigurojë mundësi të rëndësishme për njerëzit e të dy vendeve dhe do të përshpejtojë rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha ai.

Sipas një artikulli të publikuar nga korrespodentja e Shtëpisë së Bardhë, Ksenija Pavlovic McAteer,  Blinken citohet të ketë deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në mënyrë aktive në koordinim me partnerët e BE-së, për të mbështetur Serbinë dhe Kosovën në funksionimin e zbatimit drejt një marrëdhënieje “të parashikueshme dhe paqësore”.

“SHBA do të vazhdojë të mbështesë avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor. Falënderojmë BE-në për lehtësimin e bisedimeve dhe Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për pritjen e palëve dhe mbështetjen për finalizimin e kësaj marrëveshjeje”, tha Blinken. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori