Blinken-Osmani: Si partnerë strategjik dhe aleat të NATO-s, mbetemi të bashkuar në mbështetjen tonë për Ukrainën
Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizoi takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili është në vizitën e tij të parë në Maqedoninë e Veriut.
Në fokus të bisedimeve ishin ngjarjet aktuale ndërkombëtare, me fokus të veçantë në situatën në Ukrainë, ku bashkëbiseduesit dënuan fuqishëm agresionin ushtarak rus dhe shprehën mbështetje të fuqishme për popullin ukrainas.
“Si partnerë strategjikë dhe aleatë të NATO-s, qëndrojmë të bashkuar në mbështetjen për Ukrainën dhe mbrojtjen e vlerave dhe parimeve demokratike. Dënojmë fuqishëm agresionin ushtarak rus, i cili paraqet sulm ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin në botë”, tha Osmani.
Bashkëbiseduesit iu referuan edhe kryesimit tonë me OSBE-në, me ç’rast u theksuan angazhimet e Maqedonisë së Veriut për tejkalimin e sfidave me të cilat ballafaqohet organizata, si dhe mbështetja e përgjithshme e SHBA-së në këtë proces. Ata së bashku përshëndetën vendimin që i hap rrugën Maltës për të qenë kryesuesja e ardhshme e OSBE-së në vitin 2024, duke kapërcyer kështu krizën me të cilën përballej organizata dhe paraqet sukses të rëndësishëm për kryesimin tonë dhe të ardhmen e OSBE-së.
Takimi i Ministrit Osmani me Sekretarin e Shtetit, Blinken është me rëndësi historike sepse bëhet fjalë për vizitën e parë të një Sekretari të Shtetit të SHBA-së në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Vizita është edhe një konfirmim për marrëdhënien e re ndërmjet dy diplomacive që filloi vitin e kaluar kur Osmani dhe Blinken së bashku lançuan Dialogun Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, në Uashington./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit