LAJMI I FUNDIT:

Blinken mbyll vizitën e tij historike në Shqipëri

Blinken mbyll vizitën e tij historike në Shqipëri

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken la ambientet e Kryeministrisë në Shqipëri për t’u larguar më pas drejt Gjermanisë.

Vizita e tij historike zgjati rreth 8 orë.


Ai u takua me personazhet më të rëndësishme politike të Shqipërisë dhe jo vetëm.

Përpos takimeve me kreun e bashkisë Tiranë Erion Veliaj, kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin e Republikës Bajram Begaj, Blinken pati një takim edhe me kreun e SPAK Altin Dumani, kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Artur Metani dhe kryetarin e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi.

Mungoi një takim me përfaqësues të palës opozitare, duke e arsyetuar me faktin se “sot mori mjaftueshëm nga Shqipëria”.

Në konferencën e përbashkët me Ramën, ai dha disa mesazhe të rëndësishme vlerësimi për Shqipërinë, që nga roli në rajon e deri te ai në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.