LAJMI I FUNDIT:

Sekretari amerikan Blinken fton ministren Gërvalla në “Summit of the Americas”

Sekretari amerikan Blinken fton ministren Gërvalla në “Summit of the Americas”

Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla me ftesë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony J. Blinken, do të marrë pjesë në “Summit of the Americas”, i cili do të mbahet në Los Angeles të ShBA-së.

Lajmin e ka publikuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes një shënimi në Facebook.


Ministria thekson se kjo është hera e parë që Republika e Kosovës përfaqësohet në ketë Samit.

Në margjinat e këtij Samiti, ministrja Gërvalla do të zhvillojë takime bilaterale me zyrtarë të lartë shtetëror si dhe do të vazhdojë lobimin për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, njofton tutje MPJD./Telegrafi/