LAJMI I FUNDIT:

Blinken: E paqartë nëse Irani do të përmbush angazhimet për të hequr sanksionet

Blinken: E paqartë nëse Irani do të përmbush angazhimet për të hequr sanksionet

Sekretari i amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë parë akoma prova nëse Irani do të bëjë atë që duhet për të përmbushur angazhimet e tij bërthamorë në mënyrë që të hiqen sanksionet.

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, tha javën e kaluar se Shtetet e Bashkuara ishin të gatshme të hiqnin sanksionet tregtare, megjithëse një zyrtar i lartë iranian e kundërshtoi atë dhe diplomatët evropianë thanë se mbeteshin çështje shumë të vështira përpara.


Bisedime jo të drejtpërdrejta janë duke u zhvilluar në Vjenë ndërsa administrata e presidentit Biden kërkon përparime për çështjen e Iranit, përfshirë mënyrën se si Teherani mund të rifillojë të zbatojë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore.

“Irani, e di se çfarë duhet të bëjë për t’u rikthyer e për të përmbushur angazhimet bërthamore. Nuk kemi parë akoma nëse Irani është i gatshëm dhe i vendosur të marrë një vendim për të bërë atë që duhet të bëjë. Kjo është provë dhe ne nuk kemi ende një përgjigje”, tha sekretari Blinken për kanalin ABC News.

Shtetet e Bashkuara braktisën marrëveshjen ndërkombëtare në vitin 2018 nën administratën e ish presidentit republikan Donald Trump, i cili vendosi përsëri sanksione mbi sektorët e naftës, bankave dhe transportit të Iranit.

Presidenti demokrat Joe Biden, ka thënë se ai beson se Irani po përfshihet seriozisht në bisedime por se mbetet e paqartë se çfarë hapash do të merrte në të vërtetë Teherani për të përmbushur marrëveshjen, e arritur kur zoti Biden ishte nënpresident gjatë administratës së ish Presidentit Barack Obama. /VOA/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje tronditëse: Sulm brutal me thikë në Mannheim të Gjermanisë, në mesin e të plagosurve edhe aktivisti i njohur anti-islamik

Pamje tronditëse: Sulm brutal me thikë në Mannheim të Gjermanisë, në mesin e të plagosurve edhe aktivisti i njohur anti-islamik

Evropa
Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Botë
Trump u shpall fajtor – por a mund të përfundojë ish-presidenti amerikan në burg?

Trump u shpall fajtor – por a mund të përfundojë ish-presidenti amerikan në burg?

Amerika
Gruaja nga Çikago bleu një shtëpi për 1 euro në Itali - tregon se si e transformoi atë

Gruaja nga Çikago bleu një shtëpi për 1 euro në Itali - tregon se si e transformoi atë

Botë
Gjermania i jep leje Ukrainës për të goditur territorin rus me armë gjermane - njofton paketën 500 milionë euro ndihmë për Kievin

Gjermania i jep leje Ukrainës për të goditur territorin rus me armë gjermane - njofton paketën 500 milionë euro ndihmë për Kievin

Botë
Çfarë ndodh tani që Trump është shpallur fajtor?

Çfarë ndodh tani që Trump është shpallur fajtor?

Amerika
Kalo në kategori