LAJMI I FUNDIT:

Blindohet Mercedes-AMG G63 (Foto)

Blindohet Mercedes-AMG G63 (Foto)

Specialistët kanadezë, i kanë dhënë siguri nga sulmi balistik

Opsionet, niveli i luksit dhe shtesat teknologjike, nuk mungojnë në makinat e prodhuara nga Mercedes, por prodhuesi gjerman nuk ofron edhe blindim, transmeton Telegrafi. Megjithëse ofron siguri gjatë udhëtimit, në këto makina nuk ka mbrojtje edhe prej sulmeve balistike.


Duke iu falënderuar specialisteve kanadez të kompanisë Inkas me bazë në Kanada, është mundësuar edhe ky format në modelin AMG G3, që ka ruajtur në tërësi dukjen dhe fuqinë e mëparshme.

Megjithëse është e blinduar në të katër anët dhe përballon sulme nga predhat e fuqishme dhe kalimin mbi granata, ky Mercedes nuk ka shtuar shumë peshë.

“Gjithçka është përfunduar në mënyrë manuale, që makinës të mos i humbë dukja që e ka. Jemi shumë të kënaqur që kemi filluar me këtë model” thuhet në raportin e Inkas.

Kompania nuk ka treguar për peshën e tanishme, ndërsa ka bërë të ditur se ky Mercedes-AMG G63, vazhdon të prodhojë 577 kuaj fuqi, që i dërgon në nëntë shpejtësi automatike. /Telegrafi/