“Blick” shokon me listën e më të mirëve në histori të Zvicrës: Shaqiri i dyti, Xhaka renditet poshtë

“Blick” ka publikuar një listë me 15 futbollistët më të mirë në historinë e futbollit të Zvicrës, por që ka bërë një renditje befasuese në të.
Listën e përbëjnë lojtarë të dalluar, ndër ta edhe dy futbollistë me prejardhje shqiptare.
Xherdan Shaqiri, lojtar i shquar me një karrierë të pasur ndërkombëtare, renditet si lojtari i dytë më i mirë zviceran në këtë listë të lartë, ndërsa ajo që është më shokuese se Granit Xhaka, një tjetër yll me origjinë shqiptare që ka lënë gjurmë në skenën ndërkombëtare të futbollit, është pozicionuar në vendin e katërt. E vendosur në majën e listës si futbollisti më i mirë zviceran është legjenda Stephane Chapuisat.
“Blick” përmblodhi arritjet e çdo lojtari dhe shtroi pyetjen nëse Xhaka e meriton të renditet më lart pas suksesit të tij të fundit në Bundesligë si kapiten që udhëhoqi klubin e tij, Bayer Leverkusenin, drejt titullit kampion dhe pa asnjë humbje deri më tani në këtë edicion, kur kanë kaluar 29 javë.
Xhaka u shpall kampion bote në vitin 2009 me ekipin U17 dhe nënkampion i Evropës me U21 në vitin 2011, shtoi dy Kupa FA në koleksionin e tij me Arsenalin, si dhe dy tituj kampion dhe një Kupë të Zvicrës me Basel. Ai është gjithashtu rekordmen në ndeshjet e luajtura për Zvicrën me 123 paraqitje dhe ka shënuar 14 gola.
Nga ana tjetër, Shaqiri mbërriti në krye të futbollit evropian duke fituar Ligën e Kampionëve me dy klube të mëdha, Bayern Munich dhe Liverpool, dhe duke i shtuar në koleksionin e tij tituj kampioni dhe trofe të tjera të rëndësishme. Lojtari ka një histori impresive në Kupat e Botës dhe Kampionatet Evropiane, duke shënuar në çdo turne të madh që nga viti 2014.
Tani duke luajtur për Chicago Fire në MLS, Shaqiri ka bërë 121 paraqitje për kombëtaren zvicerane dhe ka regjistruar 30 gola. Sa i përket Chapuisat, i cili është 54-vjeçar aktualisht, ai arriti kulmin e karrierës së tij si një nga lojtarët kryesorë të Borussia Dortmund, si dhe ka luajtur për skuadra të tjera prestigjioze zvicerane. Ai ka shënuar 21 gola në 103 ndeshje për Zvicrën dhe ka fituar dy herë Bundesligën dhe një herë Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Besnik Hasi mezi ndalet nga lojtarët e tij që të mos përleshet me tifozët

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Sa fitoi Real Madridi me eliminimin e Man Cityt nga Liga e Kampionëve

Marotta po peshkon tek rivalët e Serie A, Interi pritet të transferojë dy yje për 70 milionë euro

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit