Blero: Unë dhe ‘bebi’ jemi ndarë, jemi miq

Këto ditë u aludua se Blero është rikthyer me të dashurën e tij, të cilës i referohej ‘bebi’.
Kjo për shkak se ata u fotografuan së bashku në një klub nate në Prishtinë.
Megjithatë, artisti i njohur hodhi poshtë këto thashetheme se tha që janë ndarë prej muajsh, por gëzojnë një raport të mirë shoqëror.

Deklarata e plotë e Bleros:“Është aluduar javëve të fundit për një ribashkim me bebin. Unë dhe bebi jemi ndarë prej nga muaji mars por që tani e gëzojmë një miqësi shumë të shëndoshë, për të cilën jemi dytë shumë falënderues. Ai person do të jetë gjithmonë shumë e vlefshme për mua... Andaj pres dhe respekt nga mediat që mos të shpërndajnë lajme të pasakta, ajo e kërkon privatësinë. Ju faleminderit”. /Telegrafi/




























































