Blero Muharremi e ka publikuar një video në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet duke u argëtuar me partneren e tij, Afrona Dika.

Kantautori dhe modelja shfaqen duke u kënaqur nën ritmet e këngës së Uki Latifit, “Jena dashni”.


Ndërsa në një moment, ata nuk hezitojnë që të shkëmbejnë edhe një puthje në buzë.

Ndryshe, kënga “Jena dashni” që është bashkëpunim i Ukit me DJ PM dhe DAGZ, është lansuar më 31 maj.

Videoklipi i kësaj kënge është shikuar rreth çerek milioni herë në YouTube. /Telegrafi/