LAJMI I FUNDIT:

Blerja e parë e Ruben Amorim arrin në Mançester për testet mjekësore

Blerja e parë e Ruben Amorim arrin në Mançester për testet mjekësore

Manchester United është në prag të kompletimit të transferimit të tyre të parë në epokën e Ruben Amroim teksa strategjia e transferimeve e INEOS ka filluar të marrë formë.

17-vjeçari Diego Leaon i cili aktivizohet si mbrojtës i majtë ka mbërritur në Mançester para se t’i kryejë testet mjekësore.

Klubi më pas pritet që të njoftojë formalisht blerjen e tyre të parë nën drejtimin e Ruben Amorim, sipas Fabrizio Romano.


Paraguaiani do t’i bashkohet ‘Djajve të Kuq’ nga Cerro Porteno për shumën e 3.2 milionë eurove, shifër kjo e cila mund të shkojë deri në 3.6 milionë me bonuse.

Pasi të kompletojë këto formalitete në Mançester, adoleshenti do të rikthehet në Paraguai dhe do të rikthehet në Angli në korrik të këtij viti për t’u bërë pjesë e ekipit të parë.

Transferimi i INEOS i jep formë kështu strategjisë së INEOS, me klubin që ka filluar të ristrukturohet pas largimit të drejtorit sportiv Dan Ashworth.

Unitedi ka qenë në kërkim të një mbrojtësi të majtë që prej problemeve të shpeshta me lëndime të Luke Shaw dhe Tyrell Malacia gjatë 18 muajve të fundit.

Amorim gjithashtu është lidhur edhe me një ribashkim të mundshëm me disa prej ish-lojtarëve të tij tek Sporting Lisbona si dhe me Nuno Mendes./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Interi dëshiron të bëjë një nënshkrim që do të shkatërronte rivalin e tyre më të madh

Interi dëshiron të bëjë një nënshkrim që do të shkatërronte rivalin e tyre më të madh

Serie A
“Ju lutem mos e bëni këtë, e humba betejën”, ylli i Barcelonës flet për varësinë e tij

“Ju lutem mos e bëni këtë, e humba betejën”, ylli i Barcelonës flet për varësinë e tij

Ndërkombëtare
Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

Perez bën premtim tek lojtarët e Real Madridit nëse mposhtin Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit

La Liga
Barcelona përballet me mosmarrëveshje në bisedimet e kontratës me lojtarin kryesor të ekipit

Barcelona përballet me mosmarrëveshje në bisedimet e kontratës me lojtarin kryesor të ekipit

La Liga
Real Madridi me ofertë të për Enzo Fernandez, përfshin edhe një yll

Real Madridi me ofertë të për Enzo Fernandez, përfshin edhe një yll

La Liga
Ancelotti bën parashikimin për finalen e Kupës së Mbretit përballë Barcelonës

Ancelotti bën parashikimin për finalen e Kupës së Mbretit përballë Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori