Sot (e hënë) Shërbimi Korrektues i Kosovës ka prezantuar ridizajnimin e uniformave për staf dhe uniformave solemne të SHKK-së.

Këto uniforma u realizuan nga kreatorja e mirënjohur shqiptare, Blerina Kllokoqi - Rugova, teksa u prezantuan para të pranishmëve.


Sipas analizave dhe praktikave të vendeve më të zhvilluara, e po ashtu në konsulta me ekspertët më të mirë të fushës, u arrit në përfundim që uniformat e reja do të jenë më të veçanta, të modernizuara dhe bashkëkohore.

146160332 440001223715090 7613593204172118702 n Foto: Facebook

Këto janë promovuar edhe nga vet Kllokoqi me anë të një postimi që ka ndarë në rrjete sociale.

“Sot prezantova zyrtarisht modelet e reja të uniformave zyrtare dhe solemne për gardianët e Kosovës”, ka shkruar ajo në postimin e publikuar në Instagram.

146543894 413375899944907 6783441687404702015 n Foto: Facebook

Blerina vazhdon të jetë një nga stilistet më të kërkuara në trojet shqiptare dhe jo vetëm, ndonëse qëndron prapa shumë stilimeve unike. /Telegrafi/

146943165 233579495106953 4200398735412093968 n Foto: Facebook

147283159 256523635860955 5525021897719044964 n Foto: Facebook