LAJMI I FUNDIT:

Blerim Bexheti: Artan Grubi dorëheqjen t’ia ofrojë popullit

Blerim Bexheti: Artan Grubi dorëheqjen t’ia ofrojë popullit

Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti në tubimin e sotëm nga Saraji kërkoi nga zv. kryeministri i parë në Maqedoni, Artan Grubi të jep dorëheqje dhe të njëjtën t’ja dorëzoj popullit.

Bexheti theksoi se në mungesë të decentralizimit fiskal dhe decentralizimit në fushat tjera kërkojë që qytetarët të më kuptojnë për mosinvestimet në periudhën e pas formimit të kësaj qeveria.


Bexheti pyeti se ku shkon buxheti i shtetit për investimet kapitale.

“Po çka duhet ne të flasim më shumë kur Artan Grubi thotë se dorëheqjen e ka në tavolinë. Por jo Artan dhe ju koleg tjerë pas Artanit, në mungesë të punës në shansin e dhënë edhe nga kryetari i partisë, ju duhet t’i ofroni dorëheqjen popullatës të cilat na kanë votuar, duhet të ofroni dorëheqjen që sonte edhe në organet e partisë dhe bashkërisht të bëjmë më të mirën për shqiptarët”, tha Bexheti.

Bexheti u bëri thirrje edhe kolegëve të kryesisë së partisë që bashkërisht ta ndajnë shqetësimin dhe mos të lejojnë përçarjen që e imponoi ky ekzekutiv./Telegrafi/