LAJMI I FUNDIT:

Blendi Fevziu reagon pas vrasjes së Liridona Ademaj – Murseli: Ndihem i lehtësuar që nuk i dërgova ngushëllime Naimit

Blendi Fevziu reagon pas vrasjes së Liridona Ademaj – Murseli: Ndihem i lehtësuar që nuk i dërgova ngushëllime Naimit

Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar pas vrasjes së Liridona Ademaj – Murseli, ku për vrasjen e saj janë arrestuar tre persona të dyshuar, në mesin e tyre edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Fevziu në një video të publikuar në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se është i tronditur nga ngjarja, dhe se Naim Murselin e kishte takuar para disa vitesh në Prishtinë, transmeton Telegrafi.


“Isha i shokuar kur pash fotografinë e çiftit, dhe të bashkëshortit që isha takuar disa vite më parë në Prishtinë, edhe pse nuk i kujtoj rrethanat e takimit, mbaja mend fytyrën e tij, dhe se me kishte tregua se vinte nga Suedia dhe që sa shumë e donte Kosovën, dhe që njihte gjithë elitën kosovare. Më pati bërë përshtypje se dukej njeri i sjellshëm dhe pse pak i ngjitur, kur pashë fotografinë e tij u trishtova. U mundova të gjejë numrin e tij për të ngushëlluar, për t’i thënë bëhu i fortë për të çuar më tej jetën e tij, dhe t’i shprehja ngushëllime për humbjen e bashkëshortes”, tha ai.

Tutje ai ka shtuar “Por dje, pashë që porositë e vrasësit ishte pikërisht ai”

Fevziu thotë se duke iu referuar të dhënave të policisë dhe mediave në Kosovë, Naim Murseli është ai që ka porositur vrasjen e gruas së tij.

“Gruaja e re është vrarë nga bashkëshorti i saj, ky djalë i cili dukej i sjellshëm, paska qenë kriminel. Ka vrarë nënën e fëmijëve të tij , në prani të tyre. Sot që po flasim bashkë, pata ndjenjë lehtësimi që nuk i qova ngushëllim, për vrasjen që e ka bërë vet”, thotë mes tjerash ai.

Vrasja e Liridona Murselit: Bashkëshorti që pranoi se ka porositur likuidimin - reagimet dhe krejt çfarë dihet deri më tani
Lexo po ashtu Vrasja e Liridona Murselit: Bashkëshorti që pranoi se ka porositur likuidimin - reagimet dhe krejt çfarë dihet deri më tani

Ndryshe, 30-vjeçarja Liridona Murseli u privua nga jeta derisa ishte në veturë me bashkëshortin e saj, Naim Murseli, dhe dy fëmijët. Ngjarja tragjike ndodhi të mërkurën, 29 nëntor, rreth orës 20:20 në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Liridona, e cila ishte viktimë e kësaj tragjedie, u varros këtë të premte në Cërmjan të Gjakovës.

Po në këtë ditë u arrestuan tre të dyshuar për vrasjen e Liridonës, bashkëshorti i viktimës Naim Murseli dhe personi që dyshohet se ia mori jetën G.P (Granit Plava) dhe një tjetër i përfshirë në vrasje, që është pjesëtar i FSK-së.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se të dyshuarit janë duke u intervistuar në stacionin policor, derisa ndaj të njëjtëve ka thënë se do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore.

“Prokuroria në koordinim me policinë po vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me këtë rast, thuhet në njoftim.

Sipas raportimeve në media, autori që dyshohet se ka kryer vrasjen, e ka pranuar në polici veprën dhe ka thënë se është paguar nga Naim Murseli për të kryer krimin. /Telegrafi/