LAJMI I FUNDIT:

Blair: Lufta kundër ekstremizmit islamik, është luftë për të gjithë ne

Blair: Lufta kundër ekstremizmit islamik, është luftë për të gjithë ne

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair ka kërkuar veprime urgjente dhe të plota kundër ekstremizmit islamik, i cili siç tha ai duhet të jetë një unitet thelbësor i myslimanëve dhe jomyslimanëve, ndërsa kërkon krijimin e një besëlidhje të re brenda islamit dhe jashtë islamit.

“Shumica dërrmuese e njerëzve në mbarë botën besojnë se kjo është një luftë që definon brezin tonë. Bota kërkon një përgjigje të plotë dhe koha për veprim është tani”, ka thënë Blair për “CNN”, transmeton KosovaPress.


Organizatat terroriste, si i ashtuquajturi Shteti Islamik dhe Al-Kaeda, janë manifestimi më rrezikshëm kundër çdo norme dhe vlere universale dhe sipas tij, këto grupe që udhëhiqen nga ideologji fetaro-politike dhe të besimeve në xhihadin e dhunshëm, lejojnë kthimin e Islamit në shekullin e shtatë, ku justifikohet dhuna kundër tjetrit, “kështu që nuk është çudi që ata më së shumti të vrasin myslimanët e tjerë”, ka vlerësuar Blair.

Ish kryeministri thotë se ambicia e tyre është shkatërrimi i plotë i njerëzimit, institucioneve dhe qeverive që nuk pajtohen me ta dhe fusha e betejës nuk është vetëm Lindja e Mesme dhe Afrika Sahariane, por një luftë afatgjate për zemrat dhe mendjet e të gjithëve.

Blair thotë se ka nevojë për një besëlidhje të re, brenda islamit dhe jashtë islamit, i cili do të çojë lëvizjen kundër ekstremizmit, sepse “kjo është një luftë për të gjithë ne, duke përfshirë edhe liderët politikë”./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori