Blagojevich emëroi sot ish-prokurorin e përgjithshëm të Illinois, Roland Burris në këtë post. Udhëheqësit e Senatit kanë thënë se nuk do të pranojnë asnjë emërim të bërë nga guvernatori.

Blagojevich u arrestua nën akuzat se u përpoq t’ia shiste vendin e Senatit të Obamas, atij që do të ofronte më shumë para, ose për përfitime personale.

Anëtarë të Partisë Demokrate ku bën pjesë Blagojevich, përfshirë presidentin e zgjedhur Obama i kanë bërë thirrje guvernatorit të lërë postin, duke thënë se ai nuk mund ta drejtojë më shtetin.

Guvernatori i ka mohuar akuzat, duke thënë se do të qëndrojë në post dhe do t’i luftojë akuzat deri në fund. /VoA/