BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës po udhëtojnë së bashku drejt Lojërave Olimpike Paris 2024.
Ndër vite, BKT Kosova ka qenë një nga përkrahësit më të mëdhenj të sportit në Kosovë. Banka ka mbështetur shumë projekte të cilat kanë ndikuar pozitivisht në fushën e kulturës, sportit e veçanërisht tek të rinjtë në përpjekjet e tyre për të arritur gjëra të mëdha.
Banka gjithmonë synon të jetë aty për të mbështetur ku ka më shumë nevojë dhe potencial, për të çuar përpara sportin kosovar dhe sportistët që po shkëlqejnë çdo ditë në fushat e tyre duke u bërë ambasadorë të denjë të vendit. Kosova është shtet i ri dhe tashmë ka fituar tri medalje të arta. Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike Rio 2016, ndërsa Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, fituan të artat në LO Tokio 2020.
Suksesi i sportistëve kosovarë ka bërë jehonë në mbarë botën, dhe sporti tashmë po bëhet eksporti më i madh i Kosovës, andaj kjo iniciative e lansuar sot na bën ne, BKT Kosovën, krenare të jemi pjesë e tregimeve të reja të suksesit.
Nga sot, ku na ndajnë edhe 280 ditë nga fillimi i Lojërave Olimpike Paris 2024, 1% e çdo pagese e bërë me VISA Kartelë Krediti të BKT Kosova në POS të BKT Kosova, do të ndahet për Komitetin Olimpik të Kosovës, të dedikuara për atletët të cilët do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Paris 2024. Kjo përqindje e pagesës mbulohet nga banka, që do të thotë që klientët nuk paguajnë asgjë shtesë. Andaj ju bëjmë thirje të gjithëve që të Bëheni Hero të Heronjëve tanë, duke ju ndihmuar në këtë rrugëtim historik.
Me këtë iniciativë të re që po lansojmë sot, ne po japim një kontribut të mëtutjeshëm në zhvillimin dhe promovimin e sportit dhe sportistëve në nivelin më të lartë. Ne besojmë fuqishëm se me këtë mbështetje për atletët, të cilët do ta përfaqësojnë Kosovën në arenën më të madhe botërore, do të kemi ndikim pozitiv dhe do të fuqizojmë edhe më tutje imazhin e vendit tonë.
Bëhu Hero!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
E len kerrin e vogël, e merr kerrin e madh “00” dhe i’a mësyn rrugëve të gjata - Auto Mita
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
If Weekend me 11 dhe 12 Maj në CineStar Megaplex
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?