Revista Global Finance ka shpallur fituesit e çmimit Inovacione të Jashtëzakonshme të Institucioneve Financiare në kategori të shumta, si pjesë e Çmimeve Vjetore të Inovatorëve për vitin 2022.
Me këtë çmim, për herë të pare në Kosovë u shpërblye Banka Kombëtare Tregtare në Kosovë, si rezultat i investimeve të vazhdueshme në platforma digjitale dhe inovacionit në sektorin bankar.
- Suat Bakkal, Kryeshef Ekzekutiv i BKT Kosova, me rastin e marrjes së çmimit prestigjioz nga Global Finance, tha: “Kur kemi parasysh inovacionet dhe lansimin e produkteve të reja, BKT Kosova e konsideron veten të privilegjuar që është pionier i krijimit të platformës së parë dhe të vetme lokale të investimeve, e cila i hapi dyert për qytetarët e Kosovës për të hyrë në tregjet financiare ndërkombëtare. Themelet tona të fuqishme mundësuan një zbatim të qëndrueshëm të strategjisë sonë afatgjate, duke i avancuar edhe më tej teknologjitë tona, duke u përqendruar në inovacion dhe duke e fuqizuar kulturën tonë për të vazhduar për t’i përmbushur dëshirat dhe nevojat e klientëve tanë’.
Joseph Giarraputo, botues dhe drejtor redaktues i Global Finance, tha: “Dy vitet e fundit kanë vërtetuar qartë rëndësinë e adaptimit dhe inovacionit. Bankat dhe fintechs luajtën rol qendror në ruajtjen e stabilitetit ekonomik, dhe ata që ishin më inovativët ishin edhe më të suksesshëm. Ne i njohim me krenari liderët e inovacionit që janë duke ndërtuar të ardhmen e financave.”
Të gjitha përzgjedhjet u bënë nga bordi redaktues i Global Finance me kontributin e gazetarëve të cilët janë ekspertë të funksioneve që kryejnë këta inovatorë. Regjistrimet kërkoheshin për Inovacionet e Jashtëzakonshme në Financa sipas Kategorisë, Institucionet Financiare dhe Kompanitë Fintech më Inovative sipas rajonit.
Platforma – Smart Invest
“Smart Invest” u jep klientëve qasje të drejtpërdrejtë në produkte të ndryshme si FX, mallra dhe aksione, jo vetëm në tregjet e nivelit më të lartë si në SHBA, Gjermani, Japoni ose MB, por edhe në Afrikë të Jugut, Peru dhe në shumë tregje të tjera, ku ata mund të tregtojnë me investitorë ndërkombëtarë. Platforma u ofron klientëve qasje të drejtpërdrejtë dhe të lehtë për përdoruesit, që do të thotë se ata mund ta kryejnë çdo investim në mënyrë të pavarur, pa pasur nevojë të paraqesin kërkesë në bankë. Me anë të një klikimi, klientët e interesuar mund të kryejnë investime me çmimet më të mira të tregut duke përdorur platformën “Smart Invest”, qoftë përmes e-banking ose bankingut me telefon. “Smart Invest” iu mundëson klientëve t’i monitorojnë tregjet nëpërmjet telefonit, ku ata edhe mund të lexojnë lajmet e fundit, të marrin njoftime, të vendosin urdhra dhe të bëjnë analiza teknike. Përveç kësaj, klientët mund ta shohin historinë e investimeve të tyre, analizën e performancës, lëvizjet e llogarive si dhe shumë informata të tjera me transparencë të plotë.
Rreth Global Finance:
Global Finance, e themeluar në vitin 1987, ka një tirazh prej 50,000 lexuesve në 193 vende të ndryshme të botës. Audienca e Global Finance përfshin zyrtarë të lartë të korporatave dhe financiar, që janë përgjegjës për marrjen e vendimeve investive dhe strategjike në kompani shumëkombëshe dhe institucione financiare. Uebfaqja e Global Finance – GFMag.com – ofron analiza dhe artikuj që janë trashëgimi e përvojës 34-vjeçare në tregjet financiare ndërkombëtare. Global Finance ka selinë në New York, si dhe zyre në gjithë botën. Global Finance rregullisht përzgjedh bankat dhe ofertuesit e tjerë të shërbimeve financiare që kanë performancat më të mira. Këto çmime janë bërë një standard i besueshëm i përsoshmërisë për komunitetin financiar global.
Rreth BKT Kosova:
BKT Kosova operon në tregun e Kosovës si një nga bankat me rritjen më të shpejtë dhe më inovative. Banka ka krijuar mundësi dhe zgjidhje të shumta bankare inovative dhe moderne, si dhe një larmi konkuruese produktesh bankare. BKT Kosova është e përkushtuar t’i shërbejë të gjitha kategorive të klientëve: Individë, Korporata, NVM dhe Mikro-ndërmarrje, ndërsa është e përqendruar fuqimisht në njohjen si një partner bankar global. Për BKT, rritje do të thotë të përjetosh ndryshime dhe t’i përshtatesh zhvillimeve të reja në çdo fushë, prandaj, Banka vazhdimisht investon në zhvillimet dhe trended më të fundit teknologjike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

‘Merre Vetë dhe Shko’ – Ekrem Zajmi Themelues & CEO i Vetalgo-s zbulon formën e rezervimeve të mençura dhe udhëtimeve të organizuara

Ëmbëlsia e vikendit: Pse akullorja London Dairy është zgjedhja ideale për freskinë verore?

ETC ndan 7 vetura në 7 qytete të mëdha të Kosovës

Gjykata Kushtetuese dha dritë jeshile për pensionet e viteve '90, Murati: Fitore ligjore për Qeverinë

Vendimi i Kushtetueses: Njihet e drejta e pensionit për punëtorët e larguar gjatë viteve ‘89-‘99

Viva Fresh Online me kampanjë ekskluzive në WebShop - 1000 konsumatorët e parë përfitojnë voucher prej 5€

Ëmbëlsia e vikendit: Pse akullorja London Dairy është zgjedhja ideale për freskinë verore?

ETC ndan 7 vetura në 7 qytete të mëdha të Kosovës

Linda Premium Residence - Hapësira juaj e re për një jetë të rehatshme

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë