Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Innovate Israel, Itai Green ka thënë se Kosova ka potencial të madh për t’u zhvilluar.
Green në një intervistë për Telegrafin është shprehur se janë të gatshëm që t’i sjellin në Kosovë njohuritë nga praktikat më të mira prej 500 korporatave që kërkojnë risi në mënyrë aktive në Izrael.
“Mendoj se për Izraelin është shumë e rëndësishme që të bashkëpunojë me partnerët e vendeve të tjera. Ne si izraelitë, këtë e shohim mundësi e madhe dhe reciproke. Po ashtu, mendoj se mund të mësojmë shumë nga ju. Sapo dëgjova kryeministrin [Albin Kurti], ishte shumë frymëzues. Izraeli mund të ndajë me ju disa nga njohuritë, veçanërisht kur bëhet fjalë për inovacionin, teknologjinë informative dhe arsimin. Ju jeni një vend shumë i ri, sapo mësova se mosha mesatare është 31 vjeç dhe mendoj se keni potencial të madh”, tha Green.
Ai ka shtuar se sfida për vitin 2022 është krijimi i partneritetit ndërmjet dy vendeve.
“Sfida e vitit 2022 është të bashkëpunosh, pra të jesh partner. Sa më shumë bashkëpunim do të bëni me bizneset fillestare dhe atyre izraelite. Do të rritni shpejtë vlerën, kjo është pikërisht ajo që vendet e tjera gjejnë në Izrael, kjo është ajo që do të ofrojnë për ju dhe mendoj se është reciproke. Ju mund të merrni njohuri në bujqësi, në shëndetësi, në tregti elektronike, në kibernetikë, në turizëm, në financa, në sigurime dhe në fusha të tjera. Ka shumë për të ofruar”, ka shtuar ai.
Green, i cili ishte pjesëmarrës në Samitin e Ballkanit që është mbajtur në Prishtinë, thekson se nga viti 2019 në Izrael në çdo bankë është e detyrueshme të ketë të paktën një anëtar bordi me përvojë në inovacion dhe teknologji.
“Në Izrael, që nga viti 2018, në çdo bankë është e detyrueshme të ketë të paktën një anëtar bordi me përvojë në inovacion dhe teknologji. Është e thjeshtë për t’u bërë. Kam biseduar me kryeministrin dhe mendoj se ai mund t’ia dalë brenda javës”, përfundon Green.
Intervista e plotë
Telegrafi: Tashmë janë bërë dy vite kur Kosova dhe Izraeli kanë krijuar marrëdhënie diplomatike. Si e shikon këtë marrëdhënie ndërmjet dy vendeve?
Itai Green: Mendoj se për Izraelin është shumë e rëndësishme që të bashkëpunojë me partnerët e vendeve të tjera. Ne si izraelitë, këtë e shohim mundësi e madhe dhe reciproke. Po ashtu, mendoj se mund të mësojmë shumë nga ju. Sapo dëgjova kryeministrin [Albin Kurti], ishte shumë frymëzues. Izraeli mund të ndajë me ju disa nga njohuritë, veçanërisht kur bëhet fjalë për inovacionin, teknologjinë informative dhe arsimin.
Ju jeni një vend shumë i ri, sapo mësova se mosha mesatare është 31 vjeç dhe mendoj se keni potencial të madh.
Telegrafi: Duke pasur parasysh zhvillonin ekonomik dhe teknologjik që ka Izraeli, na tregoni si mund të krijohet lidhja me Kosovën për shfrytëzimin e këtyre potencialeve?
Itai Green: Ka shumë për të mësuar nga vendet e tjera, të cilat tashmë fitojnë vlerë nga partneriteti me Izraelin. Në Izrael kemi mbi 500 kompani shumëkombëshe që kërkojnë në mënyrë aktive risi e që duhet të jetë arsyeja për këtë. Të gjitha ato kompani të menaxhuara nga njerëz shumë të zgjuar dhe kanë potencial të madh në Izrael, në aspektin e inovacionit dhe vazhdimisht në kërkim të inovacionit të radhës për gjënë më të mirë, sepse gjërat po ndryshojnë kaq shpejt.
Mendoj se fitojmë shumë praktika se si ta bëjmë atë siç duhet, si ta integrojmë teknologjinë në qeveri dhe në kompanitë e mëdha. Quhet ‘Inovacioni i Hapur’ që është të kuptosh se njerëzit më të zgjuar në mbarë botën nuk po punojnë për ty. Ata nuk funksionojnë për Amazonin ose për Googlein, është një metodë statistikore që njerëzit më të zgjuar zakonisht punojnë për dikë tjetër.
Sfida e vitit 2022 është të bashkëpunosh, pra të jesh partner. Sa më shumë bashkëpunim do të bëni me bizneset fillestare dhe atyre izraelite. Do të rritni shpejtë vlerën, kjo është pikërisht ajo që vendet e tjera gjejnë në Izrael, kjo është ajo që do të ofrojnë për ju dhe mendoj se është reciproke. Ju mund të merrni njohuri në bujqësi, në shëndetësi, në tregti elektronike, në kibernetikë, në turizëm, në financa, në sigurime dhe në fusha të tjera. Ka shumë për të ofruar.
Pasi të vendosni të adoptoni risi nga jashtë, atëherë do të bëni shumë për vendin tuaj.

Telegrafi: Kosova ka një rini të edukuar. Cilat do të ishin këshillat e juaja për ta, në krijimin e mundësive?
Itai Green: Aktualisht sfida në arsim është sjellja e njohurive te studentët me anë të internetit. Ka mjaftë softuerë që të rinjtë mund të marrin njohuri nga to dhe ka mjaftë të tillë në Izrael.
Në disa universitete në Izrael ku studentët duhet të ndjekin kurse për ndërmarrësi dhe nëse e bëni këtë do të keni më shumë ndërmarrës, ngase jeni dygjuhësh, mjaftë të zgjuar e të arsimuar.
Ju duhet vetëm të sillni edukimin te njerëzit, duke filluar nga kopshti, shkolla fillore, por edhe në universitete, kështu që duhet ta bëni se çdo student duhet të ndjekë të paktën një kurs për ndërmarrësinë.
Më besoni, ata do të themelojnë biznese të reja, do të tërheqin investitorë dhe kjo është një mënyrë për të sjellë me të vërtetë prosperitet për brezat e rinj.
Telegrafi: Çfarë mund të ofroj “Innovate Israel” për Kosovën?
Itai Green: Ne mund të sjellim njohuritë nga praktikat më të mira prej 500 korporatave që kërkojnë risi në mënyrë aktive në Izrael. Ne e dimë saktësisht se cila prej tyre bën dhe cila jo dhe kjo është arsyeja për këtë. Ne mund t’ju ofrojmë mënyrën për ta bërë atë siç duhet.
Në Izrael, që nga viti 2018, në çdo bankë është e detyrueshme të ketë të paktën një anëtar bordi me përvojë në inovacion dhe teknologji. Është e thjeshtë për t’u bërë.
Kam biseduar me kryeministrin dhe mendoj se ai mund t’ia dalë me këtë brenda javës. Vetëm imagjinoni, në çdo kompani në Kosovë të ketë të paktën një anëtar bordi me përvojë të fortë në inovacion dhe teknologji, kjo do të ndryshojë dialogun përreth. Kjo do të sjellë mënyra të reja, ide të reja, biznese të reja, teknologji të reja dhe kjo do t’i bëjë gjërat të ecin më shpejt. Me këtë shembull të thjeshtë nga Izraeli, unë mendoj se ju mund t’ia dilni në Kosovë dhe t’i merrni super-shpejtë vlerat e kësaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rregullat e reja të BE-së për eksport dhe import i zë “befas” bizneset në Kosovë

Një moment krenarie për Jaffa Plus dhe Kosovën!

Realizoje jetën e rehatisë dhe komoditetit në Kompleksin Linda

Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale - Kurti shpalos planet për të ardhmen

ZRRE njoftoi se konsumatorët mund të dërgojnë komente rreth shtrenjtimit të energjisë elektrike, por e-mail i tyre gjendet jashtë funksionit

Paralajmërime për protestë dhe kundërshtime të shumta për shtrenjtimin e energjisë elektrike - Çfarë vendimi do të merr ZRRE?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler