LAJMI I FUNDIT:

Biznesmenët, këngëtarët dhe VIP-at paguanin 100-150 euro për të marrë shërbime seksuale

Biznesmenët, këngëtarët dhe VIP-at paguanin 100-150 euro për të marrë shërbime seksuale

Dy ditë më parë policia shkatërroi një rrjet prostitucioni në kryeqytet, ku u arrestuan 10 persona. Ky rrjet funksiononte duke gjetur klientë nga vetë organizatorët dhe më pas transporti i vajzave të reja bëhej me taksi.

Burime bëjnë me dije se pjesë e këtij rrjeti si klientë, kanë qenë edhe persona VIP. Këngëtarë dhe biznesmenë kanë qenë disa prej klientëve të këtij rrjeti, sqaruan burime nga Policia e Tiranës.


Këta klientë VIP mendohet se paguanin 100-150 euro për të marrë shërbime seksuale. Në momentin që policia ndërhyri për të arrestuar personat e përfshirë, te një hotel te Tregu Elektrik, gjeti një prej vajzave që shfrytëzohej për prostitucion, bashkë me dy klientë në të njëjtën dhomë.

Të dy klientët kishin paguar 200 euro tek organizatorët e këtij rrjeti. Në momentin e ndërhyrjes në dhomën e hotelit është gjetur edhe kokainë, e cila mendohet se sigurohej nga organizatorët. Ata që gjenin klientët ishin shtetasit Albina Kasaj, Jani Murati i njohur dhe si Gëzim Kasëmi, Ruzhdi Gapi, Edmond Shkalla, Altin Sulejmanasi dhe Elton Mimini, të cilët ishin në rolin e organizatorit në këtë rrjet prostitucioni. Taksistët që bënin transportin e vajzave ishin Rushdi Gapi dhe Gëzim Kasëmi që çonin vajzat në hotelin te tregu elektrik, në pronësi të shtetasit A. Ndoja. Vajza të moshës 25-30 vjeç shfrytëzoheshin kundrejt pagesave nga ky rrjet prostitucioni.

Operacioni

Efektivët e policisë së Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë, natën mes të mërkurës dhe të enjtes, kanë finalizuar operacionin e koduar “Taksi e lirë 2”, gjatë të cilit janë arrestuar dhjetë persona, të cilët ushtronin veprimtari të paligjshme, si një rrjet për “shfrytëzim prostitucioni”.

Operacioni për goditjen e këtij grupi të strukturuar kriminal, u finalizua nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, mbas një hetimi pesë mujor me metoda speciale në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardi Veliu në një konferencë për mediat ditën e djeshme tha se të arrestuarit janë Ruzhdi Gapi, 41 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar, i arrestuar për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzim i prostitucionit”.

Edmond Shkalla, 49 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar më parë arrestuar për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzim i prostitucionit”, Albina Kasa, 26 vjeç, lindur në Elbasan dhe banuese në Tiranë, e pa dënuar më parë, arrestuar për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzim i prostitucionit”.

A. Ndoja, 37 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar më parë, ndaluar për kryerjen e veprës penale “Mbajtje të lokaleve për prostitucion”, Jani Murati (Gëzim Kasëmi), 59 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar, ndaluar për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzim prostitucioni”.

Altin Sulejmanasi, 44 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar, ndaluar për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzim prostitucioni”, Elton Mimini, 23 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar. Ndaluar për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzim prostitucioni”.Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë tre vajzat me inicialet D. D., 25 vjeçe, lindur në Tropojë dhe banuese në Tiranë, L. K., 25 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë dhe B. C., 39 vjeçe, lindur dhe banuese në Tiranë, të padënuara më parë.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori