LAJMI I FUNDIT:

Biznesmenë nga Norvegjia të interesuar për investime në Vushtrri

Biznesmenë nga Norvegjia të interesuar për investime në Vushtrri

Me iniciativën e Zeqir Hasanit, dy afaristë të njohur nga Kompania “Exit as System” nga Norvegjia, të shoqëruar nga bashkatdhetari Lutfi Rrahmani, i cili tash e sa vite jeton e punon në këtë vend, sot kanë vizituar Komunën e Vushtrrisë, ku kanë takuar kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulakun. Ata fillimisht kanë shfaqur interes për ta zhvilluar biznesin e tyre kryesisht në Komunën e Vushtrrisë.

Mulaku, investitorët e interesuar nga Norvegjia i ka siguruar se administrata komunale ka vullnet dhe gatishmëri që ti ndihmojë.


“Komuna e Vushtrrisë ka punuar shumë që të krijoj kushte për investitorët e huaj si dhe ata vendor. Administrata komunale është në shërbim që në çdo kohë t’ju ndihmojë afaristëve të cilët tregojnë ose kanë gatishmëri për të investuar. Me këto investime, do të kontribuohet në rritjen e standardit jetësorë të qytetarëve të Komunës së Vushtrrisë, pasi që investimet e huaja nënkuptojnë hapje vende të reja të punës. Komuna e Vushtrrisë me pozitën gjeografike dhe pasuritë, sidomos në sferën e bujqësisë është atraktive për investitorë të huajë”, ka thënë Mulaku.

Afaristët nga Norvegjia fillimisht kanë shprehur interesimin për investime në fushën e bujqësisë, sidomos në kultivimin e produkteve që janë të kërkuara në tregun europian.

“Bujqësia ka qenë dhe vazhdon të jetë një prej faktorëve të cilët kanë ndikuar dhe mund të ndikojnë në të ardhmen në zhvillimin e komunës dhe rritjen e mirëqenies ekonomike të qytetarëve të saj. Aktivitetet në fushën e bujqësisë janë të fokusuara kryesisht në kultivimin e patates, grurit, misrit, pemëve, perimeve si kultura bujqësore kryesore. Përveç kësaj sektori i blegtorisë dhe bletarisë po ashtu ka potencial për zhvillim. Vjetëve të fundit vërehet një tendencë e zhvillimit të bujqësisë intensive“, u ka thënë Mulaku afaristëve norvegjez.

Duke pasur parasysh potencialin që e ofron Kosova, afaristët serioz nga Norvegjia shprehën interesim për investime edhe në disa fusha të tjera,të cilat për shkak se janë ne fazën fillestare të vlerësimit, do t’I bëjnë publike në një të ardhme jo të largët. Ata thanë se me investimet e tyre , do të krijohen shumë vende të reja të punës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rrëshqitja e dheut në rrugën Klinë-Gjakovë, Durmishi: Jemi duke u munduar që sa më shpejtë të hapet rruga për qarkullim

Rrëshqitja e dheut në rrugën Klinë-Gjakovë, Durmishi: Jemi duke u munduar që sa më shpejtë të hapet rruga për qarkullim

Ekonomi
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur

Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur

PlanB
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit

Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit

CITY College
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese

Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese

Elfije Boletini
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë

Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë

Telegrafi Jobs
Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime

Rrjeti Global i Bizneseve të Diasporës, 10 vite suksese dhe bashkëpunime

Elfije Boletini
Kalo në kategori