LAJMI I FUNDIT:

Biznesi në SHITJE – Furra Tanore në Rrugën B

Biznesi në SHITJE – Furra Tanore në Rrugën B

Themeluar në vitin 2014, Furra Tanore u hap si një prej bizneseve të para aktualisht edhe aktive në Rrugën B. Biznesi ka pasur sukses madhështor qysh në vitet e para të hapjes dhe vazhdon ta përcjellë këtë sukses edhe sot.

Biznesi posedon të gjitha pajisjet e nevojshme për prodhimin e picave, bukëve, lisnatove, byrekëve, mantiave, ëmbëlsirave. Përgjatë këtyre nëntë viteve, Furra Tanore arriti të krijojë një brend unik nacional i cili njihet jo vetëm në kryeqytet por edhe përgjatë gjithë rajonit të Kosovës.

BIZNESI NË SHITJE:

Çmimi: Me marrëveshje

Lokacioni: Rruga B – në rrugë kryesore, Prishtinë

Sipërfaqja në dy nivele së bashku me terrasa: 200m²

Terasat e jashtme

2 WC

Ambienti i brendshëm i katit të parë me punëtorinë e hapur për prodhimin e picave, shërbimin e produkteve të gatshme, shërbimin e kafeve.

Punëtoria e kompletuar në katin përdhes me të gjitha pajisjet e nevojshme për krijimin e bukëve, byrekëve, mantiave, ëmbëlsirave etj.

Për më shumë informata ju lutem kontaktoni në numrin: 049-786-716