Ministria e Financave nga fillim viti i 2018-ës në çdo tre muaj të vitit ka marr vendim për lirim nga tatimi doganor dhe tatimi i akcizës për bizneset prodhuese në Kosovë.
Sipas komunikatës së Ministrisë së financave, këto lirime kanë të bëjnë me lëndën e parë, gjysmë produktet, linjat e prodhimit, pajisjet e Teknologjisë Informative-së, lëndët ndihmëse të cilat marrin pjesë në procesin e prodhimit dhe pjesët rezervë për linjat e prodhimit.
Më pas janë marr një varg reformash fiskale në Tatimin e Vlerës së Shtuar, ku përmes Ligjit i cili është në Parlamentin e Kosovës do të lirohen nga Tatimi i Vlerës së Shtuar lënda e parë që prodhohet në vendin tonë për prodhues, do të thjeshtëzohen procedurat e kthimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe çka është më thelbësorja që ndodh për herë të parë në vendet e rajonit tonë, fillimi i mbledhjes së TVSH-së nga kufiri në import në brendi të vendit.
Ministri i Financave Bedri Hamza ka potencuar se bartës i zhvillimit ekonomik në Kosovë duhet të jetë sektori privat dhe mbi bazën e këtij parimi edhe të premten me datë 26 prill 2019 në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Hamza ka vazhduar me kërkesën për lirim nga tatimi doganor për shtazët të cilat importohen në vendin tonë.
“Gjatë analizave tona në Ministri të Financave kemi konstatuar se edhe në sektorin e bujqësisë përkatësisht te blegtoria, importimi i kafshëve duhet liruar nga tatimi doganor me qëllim që të ju mundësohet të gjithë qytetarëve dhe fermerëve që me kosto sa më të ulët të kenë mundësi të importojnë kafshë në vendin tonë me qëllim të zgjerim të kapaciteteve të tyre prodhuese”, thuhet në komunikatë, përcjell Telegrafi.
Hamza ka infomruar Qeverinë se përveç lirimit nga tatimi doganor të kafshëve për disa kategori që e lejon Ligji i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në fuqi, do të merr vendim për ta ulur Tatimin e Vlerës së Shtuar nga shkalla 18 % sa është sot në shkallën e ulët 8 %, prapë me të vetmin qëllim që të ndihmojmë qytetarët tanë dhe fermerët që të importojnë kafshë në vendin tonë me kosto sa më të ulët.
“Hamza e theksoi edhe njëherë se nuk do të ketë rritje të tatimeve ekzistuese dhe nuk do të ketë tatime të reja për qytetarët dhe bizneset në Kosovë, por do të ketë lirime dhe thjeshtëzim të procedurave”, përfundon komunikata. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGoBau – Kositëse bari
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre