LAJMI I FUNDIT:

Bizneset kosovare dhe ato hungareze shkëmbejnë përvoja për zhvillimin e bujqësisë

Bizneset kosovare dhe ato hungareze shkëmbejnë përvoja për zhvillimin e bujqësisë

Ambasada Hungareze në Kosovë në bashkëpunim dhe me përkrahjen e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, mbajtën konferencën e titulluar “Konferenca për Bujqësinë Hungareze në Kosovë”.

Kjo konferencë e cila u mbajt në hotel “Amazona” në Prishtinë, mblodhi biznese të ndryshme nga Kosova dhe Hungaria, ku bizneset e ardhura nga Hungaria kishin për qëllim prezantimin e veprimtarive të tyre dhe ofrimin e partneritetit me bizneset Kosovare që ishin të pranishme në këtë konferencë.

Në fjalët e tyre hyrëse, përfaqësuesit nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ambasada Hungareze i falënderuan të pranishmit për pjesëmarrjen dhe shprehën gatishmërinë për përkrahje në ndërtimin e kontakteve mes bizneseve të të dyja vendeve, si dhe thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

Bizneset kosovare dhe ato hungareze, patën mundësinë e prezantimit të veprimtarive të tyre dhe shkëmbimit të përvojave përmes sesionit të takimeve individuale, gjë që nga palët u cilësua si shumë i frytshëm. Të pranishëm në këtë konferencë ishin edhe studentë të Universitetit të Prishtinës të cilët Ambasada Hungareze i përkrah çdo vit me bursa studimi, me ç’rast ata u shprehën të kënaqur me përkrahjen e tyre.

Të pranishmit, në pjesën përmbyllëse të konferencës u falënderuan nga organizatorët për pjesëmarrjen dhe gjithashtu organizatorët u zotuan se kjo konferencë do të vazhdoj të jetë tradicionale duke u zgjeruar çdo vit në aspektin e bashkëpunimit dhe lidhjes së kontakteve në mes të bizneseve kosovare dhe atyre hungareze. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Ekonomi
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Botë
Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori