Në mungesë të një strategjie të mirëfilltë ekonomike zhvillimore, afaristët në Kosovë vazhdojnë të hapin biznese të një veprimtarie të njëjtë, duke krijuar kështu konkurrencë të panevojshme në treg dhe duke dëmtuar njëra-tjetrën, thonë përfaqësuesve të bizneseve dhe ekspertë të fushës.
Numri i përgjithshëm i bizneseve që figurojnë të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, është mbi 150 mijë biznese.
Prej tyre, më shumë se 90 për qind u takojnë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Drejtori ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, vë konkurrenca e këtyre bizneseve të shumta me veprimtari të njëjtë, po zhvillohet brenda tregjeve shumë të vogla dhe me një numër të vogël të konsumatorëve që nuk janë më shumë se rreth 2 milionë.
“Duke vepruar kështu, duke ndjekur të njëjta modele të të bërit biznes apo duke investuar në të njëjtin sektor të të bërit biznesit, ato vetëm sa e ashpërsojnë konkurrencën në sektor dhe industri të caktuara. Kjo po ndodh si rezultat i mungesës së planeve konkrete të biznesit, mungesës së shfrytëzimit të konsulencës afariste që ende është një pjesë e kulturës së të bërit biznes që duhet të ndryshojë në vendin tonë, dhe krejt në fund si rezultat i kreativitetit dhe inovacionit”, thotë Zeka.
Kosova si një vend me importin më të madh të produkteve nga vendet e rajonit dhe më gjerë, thonë ekspertë të çështjeve ekonomike, ka nevojë për lloje të ndryshme të bizneseve.
Naim Gashi, njohës i çështjeve ekonomike, thotë se bizneset në Kosovë do të duhej të kopjojnë njëra-tjetrën në fushën e bujqësisë, por jo në veprimtari të tjera që tashmë janë të shumta në vend.
“Bizneset në Kosovë do të duhej të kopjojnë njëra-tjetrën në fushën e bujqësisë, pasi që tregu në Kosovë është jashtëzakonisht i madh në krahasim me ofertën që ekziston në treg, derisa kopjimi i bizneseve në fushën e shërbimit, turizmit, pishinave, pompave të benzinës është jashtëzakonisht i dëmshëm pasi që afarizmi i tyre do të ketë bilanc negativ”, vlerëson Gashi.
Një pjesë të fajit për këtë dukuri të bizneseve të së njëjtës veprimtari, sipas drejtorit ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, e kanë edhe institucionet e Kosovës.
Sipas tij, institucionet përkatëse nuk kanë krijuar një kornizë të përshtatshme ligjore që të inkurajojnë zhvillimin e hulumtimit dhe rrjedhimisht inovacionit në vend. Po ashtu, edhe në aspektin fiskal, thotë Zeka, nuk ka ndonjë masë stimuluese për kompanitë që do të investonin në krijim të produkteve apo shërbime të reja.
“Ministria e Financave duhet të inkurajojë përmes lirimeve tatimore kompanitë që synojnë të investojnë në hulumtim dhe zhvillim, pavarësisht sesa është kjo përqindje e shpenzimeve. Ata duhet të jenë më fleksibilë sesa që janë aktualisht”, thekson Zeka.
Në mungesë të një industrie të zhvilluar të prodhimtarisë, Kosova vazhdon të importojë gati të gjitha produktet, duke filluar nga ato të konsumit, deri te produktet strategjike.
Vlera totale në vit e mallrave të importuara në Kosovë sipas të dhënave zyrtare, arrin shifrën në mbi 2.5 miliardë euro, derisa eksporti i produkteve të Kosovës në vendet e rajonit dhe Evropës, nuk arrin vlerën mbi 300 milionë euro në vit. /rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
Eksploro natyrën me stil dhe komoditet me ofertat e Melodia Px për Ditën e Punëtorëve!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre