LAJMI I FUNDIT:

Bizneset evropiane paralajmërojnë se BREXIT pa marrëveshje do të ishte katastrofë

Bizneset evropiane paralajmërojnë se BREXIT pa marrëveshje do të ishte katastrofë

“Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje, do të ishte një fatkeqësi dhe duhet të përjashtohet si mundësi”, kështu është shprehur organizata Business Europe.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian paralajmërojnë se ky është skenari më i keq i mundshëm dhe ka shumë gjasa të ndodhë. Pasi shtyu dy herë datën e largimit nga BE, Britania e Madhe tani është vendosur të dalë më 31 tetor, por parlamenti dhe publiku i vendit janë të ndarë thellësisht në lidhje me kushtet e divorcit.


“Një dalje e çrregullt, pa asnjë marrëveshje nga Britania e Madhe do të ishte jashtëzakonisht e dëmshme për të gjitha palët. Kjo do të shkaktonte dëme masive për qytetarët dhe bizneset në Mbretërinë e Bashkuar”, është shprehur Markus Beyrer, drejtori i përgjithshëm i Business Europe.

Business Europe është një organizata më e madhe e biznesit në Evropë, e cila analizon të gjitha vendimet që ndërmarrin 34 vende europiane, duke përfshirë këtu dhe Britaninë.