LAJMI I FUNDIT:

Bitcoin do të bie drejt pikës zero

Bitcoin do të bie drejt pikës zero

Çmimi i Bitcoin mund të bjerë në pikën zero, kështu thonë investitorët në një panel në Davos për kriptovalutat, që fokusohej në të ardhmen e teknologjisë Blockchain.

Sipas të dhënave të CoinMarketCap, viti 2018 ishte i egër për kriptovalutat, pasi humbën mbi 480 miliardë dollarë në vlerë.


Pasi shënoi një nivel rekord në fund të vitit 2017, Bitcoin, që është kriptovaluta më e madhe me vlerë tregu, ra ndjeshëm. Gjatë ditës së enjte po tregtohet me 3,571 dollarë.

“Besoj se do shkoj në zero. Mendoj që është teknologji e mirë, por nuk është një valutë. Nuk bazohet në asgjë”, tha Jeff Schumacher, themeluesi i BCG Digitalk Venturesm, në një panel në Davos.

Sipas analistëve të tjerë, roli i Bitcoin në të ardhmen mund të fokusohet në ruajtjen e vlerës. Shumica e panelistëve, ku merrte pjesë edhe themeluesi i Ripple, vëmendja qëndron te teknologjia Blockchain.

Në rastin e kriptovalutës Bitcoin, Blockchain përbën një regjistrues publik të decentralizuar të aktivitetit, që nuk zotërohet nga ndonjë individ.

Megjithatë, Bitcoin përballet me shumë çështje përfshirë periudha të transaksioneve të ngadalta me kosto të larta. /Telegrafi/