LAJMI I FUNDIT:

Bislimovski: Temperaturat e larta ditore do të ndikojnë në faturat e ngrohjes

Bislimovski: Temperaturat e larta ditore do të ndikojnë në faturat e ngrohjes

Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski thotë se temperaturat e larta ditore do të ndikojnë në faturat e ngrohjes.

“Ka mënyra të funksionimit, gjatë ditës nëse temperatura është mbi 18 gradë, gjatë atyre pak orëve ngrohja fiket, kështu që nuk ka nevojë të harxhohet gazi, shkurti është jashtëzakonisht i ngrohtë, kështu që besoj se kjo do të ketë një efekt pozitiv në matësot si dhe në faturat e ngrohjes që janë gjatë muajit maj, qershor, korrik”, tha Marko Bislimovski në “Studio 10” në TV24.


Ai shtoi se amvisëritë kanë çmim të subvencionuar për ngrohje deri në fund të sezonit të ngrohjes nga Qeveria./Telegrafi/