LAJMI I FUNDIT:

Bislimovski: Do të përpiqemi maksimalisht që të mos kemi shtrenjtim të rrymës

Bislimovski: Do të përpiqemi maksimalisht që të mos kemi shtrenjtim të rrymës

Gjithçka që kemi në dispozicion si mekanizma do t’i shfrytëzojmë në mënyrë që të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, porositi sot nga Strumica kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë “KRRE), Marko Bislimovski, duke i komentuar paralajmërimet e Qeverisë për rritje të TVSH-së prej 5 në 10 për qind dhe të çmimit të rrymës prej fillimit të vitit të ardhshëm.

Sipas Bislimovskit, lidhur me TVSH-në Komisioni rregullator nuk ka kurfarë ingerenca, sepse ai është vendim i Qeverisë.

“Nëse mbetet çmimi i tanishëm, rritja e TVSH-së prej 5 në 10 për qind në shumë absolute do të thotë rritje për 4,7 për qind të shpenzimit të plotë të amvisërive për energji elektrike”, konsideron Bislimovski.


Ai shtoi se në periudhën në vijim KRRE do të bëjë analiza shtesë, përkatësisht, siç tha, tani është kohë krize, por edhe mundësie për zgjidhje kreative me qëllimin e vetëm – rritja e mundshme e TVSH-së së rrymës të amortizohet dhe t’u dalë përballë kërkesave të amvisëri.

“Unë jam kundërshtar të themi se do të ketë rritje të çmimit, Së pari duhet të shohim se si do të përfundojë prodhimi i energjisë elektrike këtë vit nga EEM-ja, sa të ardhura ka realizuar EEM-ja nga shitja e tepricave, nëse ka pasur nevojë për import. Atë ta shqyrtojmë, e më pas duhet të dimë se vitin tjetër sa do të jenë nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël dhe humbjeve në sistem, të shohim me cilat çmime do të furnizohen në mënyrë që ta dimë pasqyrën e plotë reale”, theksoi Bislimovski.

Thotë se nuk ka nevojë të shpejtohet, sepse kur ka pasur nevoja reale për shkak të rritjes ekstreme të çmimeve në tregun e energjisë elektrike KRRE nuk ka ikur nga përgjegjësia dhe ka sjellë vendime të guximshme në mënyrë që të sigurohet likuiditeti i tërë sektorit elektroenergjetik.

Bislimovski edhe njëherë bëri thirrje të ndalohet dhe të shihet se si do të përfundojë prodhimi vendor dhe cilat janë planet për vitin e ardhshëm, e më pas të bisedohet.

Në pyetjen e gazetarëve se zëvendëskryeministri Bytyqi ka paralajmëruar se pas vitit të ri mund të rritet çmimi i rrymës, Bislimovski theksoi se KRRE-ja e cakton çmimin për taksën e rrjetit, ndërsa për përçim dhe distribuim të energjisë elektrike, përkatësisht çfarë çmimi do të ofrojë EEM-ja në tenderin e EVN-së, Komisioni nuk ka kompetenca. Ai edhe njëherë bëri thirrje të pritet dhe të shqyrtohet gjendja reale, por edhe të bëhen analiza.

Bislimovski i vlerësoi si presion kërkesat e Avokatit të popullit për ankesat e qytetarëve për çmimin për përçim të energjisë elektrike dhe, siç tha, KRRE-ja do t’i informojë të gjitha institucionet ndërkombëtare nga fusha e energjetikës se si një institucion shtetëror bën presion ndaj një trupi të pavarur rregullator.

Në trend Lajme

Më shumë
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës

Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës

Lajme
Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim

Institucionet e Kosovës të mbyllura për shtetasen e Taxhikistanit që përballet me dëbim

Lajme
Stano: Çështja e arsimit dhe shëndetësisë në veri duhet të adresohen në dialog

Stano: Çështja e arsimit dhe shëndetësisë në veri duhet të adresohen në dialog

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Kalo në kategori