LAJMI I FUNDIT:

Bislimovski: Për shkak të keqpërdorimit të komunave, energjia elektrike mund të shtrenjtohet deri në 10 për qind

Bislimovski: Për shkak të keqpërdorimit të komunave, energjia elektrike mund të shtrenjtohet deri në 10 për qind

Me qëllim që t’i ulin shpenzimet e tyre, komunat kishin formuar ndërmarrje publike përmes të cilave energjia elektrike për ndriçim të rrugëve e marrin nga EVN-ja, me çmim për amvisëritë, informoi sot Marko Bislimovski, kryetar i Komisioni rregullator për energjetikë. Me këtë keqpërdorim, ai shtoi se qytetarët që nga korriku do të mund të përballen me fatura të larta për energji elektrike deri në 10 për qind.

“Shpenzimet prej 30 milionë eurove, që e kanë bërë komunat do të thotë 10 për qind rritje të energjisë elektrike për qytetarët. Atë shpenzim KRRE-ja tani do ta zhvendos mbrapa tek të gjitha komunat. Nuk kemi ndërmend sërish ta ndërmarrim këtë barrë”, thotë Bislimovski në një deklaratë për mediat.


Kryetari i KRRE-ja beson se do të publikohen publikisht cilat komuna kanë bërë keqpërdorim të energjisë elektrike, me qëllim që qytetarët të dinë se ato komuna nuk kujdesen për ta.

Për momentin, KRRE-ja punon në krijimin e tarifës së re për energji elektrike. Bislimovski thotë se pritjet diku të lëvizin prej 150 deri në 250 kilovat në orë blloku i parë, vetëm për tarifën e shtrenjtë dhe më pas prej 250 deri në 300, 400 pastaj 400 e më lartë.

Ai shton se çmimi i faturës për rrymë më së shumti do të varet nga ajo se çfarë çmimi do të ofrojë EMV-ja dhe me qëllim që të pengohet rritja e madhe, Bislimovski kërkon që elektranat shtetërore të sigurojnë njëqind për qind nga nevojat e “EVN HOUM”.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori