LAJMI I FUNDIT:

Bislimoski: Pres që vendimi i BE-së për kufizimin e çmimit të gazit të ketë ndikim pozitiv edhe në Maqedoni

Bislimoski: Pres që vendimi i BE-së për kufizimin e çmimit të gazit të ketë ndikim pozitiv edhe në Maqedoni

Pas disa muajsh bisedime dhe negociata, ministrat e Energjetikës të vendeve anëtare të BE-së ranë dakord të hënën për vendosjen e një kufizimi për çmimin e gazit natyror dhe i pyetur nëse kjo do të kishte ndonjë ndikim në vendin tonë, kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetik, Marko Bislimoski përgjigjet pozitivisht dhe thotë se është një sinjal i mirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mekanizmi i kufizimit të çmimit të gazit do të aktivizohet kur çmimi të arrijë në 180 euro për megavat orë dhe 35 euro më shumë se çmimi i referencës së gazit të lëngshëm për tre ditë rresht dhe vendosja e kufizimit ishte një propozim grek i paraqitur disa muaj më parë

Bislimoski shpreh shpresë se ky vendim do të ndikojë pozitivisht edhe tek ne.

“Shpresoj se do të ketë ndikim, duke pasur parasysh se çmimi i gazit natyror në vend tashmë varet nga çmimi i bursës TTF në Holandë, në pjesën më të madhe 70 për qind dhe 30 për qind është nga indeksi i naftës. Pra, presim që me vendosjen e këtij “price cap”, që do të shohim se si funksionon dhe si do të zbatohet, të ketë një ndikim pozitiv në vendin tonë në drejtim të uljes së çmimit të gazit natyror”, thotë. Bislimoski.

Pas pjesëmarrjes në mbledhjen e Bordit të 53-të të Rregullatorëve të Komunitetit të Energjisë që u mbajt në Athinë, Bislimoski thekson se për vendimin konkret gjatë diskutimit është referuar edhe përfaqësuesi i Agjencisë për bashkëpunim të Rregullatorëve të Energjisë së BE-së (ACER)./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori