LAJMI I FUNDIT:

Bislimi: S’ka pasur strategji çka do të ndodhë pas afatit 10 muajsh për targat

Bislimi: S’ka pasur strategji çka do të ndodhë pas afatit 10 muajsh për targat

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë  se në kërkesën e partnerëve ndërkombëtar për shtyrjen e afatit për 10 muaj për konvertimin e targave ilegale në RKS ka munguar strategjia e ndërkombëtarëve se çka ndodhë pas atij afati 10 mujor.

Bislimi ka thënë se nuk ka pasur garanci se çfarë do të ndodhte pas 10 muajsh dhe nëse të gjitha veturat me targa ilegale në veri të vendit do të riregjistroheshin.

“Na ka munguar strategjia që fshihet prapa këtij 10 muajshi. Ne për propozimin tonë kemi pasur vizion të qartë, çfarë ndodhë në këtë datë, pse ndodhë në këtë datë dhe ku dalim në këtë datë. Ndërkaq, kur thua se unë po mendoj se është mirë 10 muaj por nuk më tregon se çka ndodhë pas 10 muajsh…”

“Nuk ka pas as ide se çfarë do të ndodhë gjatë 10 muajve. Shtyrja ka qenë objektivi jo instrumenti. Shtyrja ndodh për shkak të shtyrjes. Është një tendencë që gjithmonë problemet të shtyhen për më vonë. Por kur unë pyes se çfarë ndodhë në gusht të vitit 2023, përveç se ju vini e thoni shtyni edhe për 10 muaj, nuk ka pasur përgjigje. Këtu është problemi. Nuk ka pasur strategji të qartë që thotë se bashkë me ju sigurohemi se deri në gusht zhduken tabelat ilegale në Kosovë”, ka theksuar Bislimi për RTK.

Ai ka thënë se është legjitime si komunitet ndërkombëtar të kërkojnë shtyrjen për 10 muaj, por po ashtu është legjitime që edhe ai të thotë pse 10 muaj dhe çka ndodhë gjatë kësaj periudhe.

“10 muaj është tuneli, ma trego dritën në fund të tunelit”, ka thënë Bislimi.

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori