LAJMI I FUNDIT:

Bislimi pret në takim emisarin gjerman, i thotë se marrëveshja për targat nuk u arrit për shkak të Serbisë

Bislimi pret në takim emisarin gjerman, i thotë se marrëveshja për targat nuk u arrit për shkak të Serbisë

Zëvendëskryeministri i Parë i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, mirëpriti sot në takim emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Gjatë këtij takimi bëhet e ditur se Bislimi e njoftoi emisarin Sarrazin për përkushtimin e Kosovës në dialogun me Serbinë.

Përsa i përket raundit të fundit të bisedimeve, Bislimi theksoi se Kosova ka qenë e përkushtuar të arrihet një marrëveshje permanente për çështjen e targave të veturave, duke i respektuar praktikat dhe standardet më të mira të Bashkimit Evropian.


Por, sipas tij, marrëveshja nuk është arritur për shkak të mungesës së vullnetit dhe propozimit konkret nga Serbia.

“Kjo reflektoi interesimin e tyre për të bllokuar arritjen e kësaj marrëveshje dhe respektimin e marrëveshjes së Brukselit të 30 shtatorit. Kosova vazhdon të jetë konstruktive, kreative dhe e përkushtuar në këtë process”, tha ai, njofton qeveria.

Në përfundim të takimit, thuhet se zëvendëskryeministri Bislimi shprehu mirënjohje për angazhimin e Sarrazin në Ballkanin Perëndimor dhe rolin e rëndësishëm të shtetit të Gjermanisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Siguri
Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Lajme
Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Lajme
Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kronika e Zezë
LDK mbledh kryesinë - diskutohet rezultati zgjedhor

LDK mbledh kryesinë - diskutohet rezultati zgjedhor

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori