LAJMI I FUNDIT:

Bislimi: Nëse është interes i shtetit, LDK mund ta votojë edhe Vjosa Osmanin për presidente

Bislimi: Nëse është interes i shtetit, LDK mund ta votojë edhe Vjosa Osmanin për presidente

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Faton Bislimi ka thënë se LDK-ja nuk i ka borxh Vetëvendosjes e as Vjosa Osmanit për ta zgjedhur presidente këtë të fundit.

Bislimi në “Debat Plus” ka thënë se secili deputet i LDK-së do ta respektojë marrëveshjen për presidentin.


“Nëse ka ndonjë marrëveshje për zgjedhjen e Vjosa Osmanit për presidente apo kujtdo qoftë, secili deputet i LDK-së besoj se do ta respektojë atë marrëveshje”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Nëse ne vihemi në një pozitë kur mos zgjedhja e presidentit të republikë e qon vendin në një fushë të panjohur dhe dëmtohet interesi i shtetit, LDK ka ditur të bëhet pjesë e votimeve ku nuk kanë qenë në interes të saj. Mos të harrojmë se me 7 prill skadon mandati i presidentes dhe vendi hynë në një amulli ku askush nuk di të në jep drejtim”

“Do të shohim në fund të ditës. Ne nuk e dimë nëse zonja Osmani do të jetë kandidate për presidente. Derisa ajo nuk i ka 30 nënshkrime, mbetet vetëm dëshirë e jo kandidaturë, tha ndër të tjera Faton Bislimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori