LAJMI I FUNDIT:

Bislimi: Jo vetëm Franca dhe Holanda, skeptike për liberalizimin e vizave edhe Danimarka e Belgjika?

Bislimi: Jo vetëm Franca dhe Holanda, skeptike për liberalizimin e vizave edhe Danimarka e Belgjika?
Foto: Arkiv

Zëvendëskryeministri i vendit, Besnik Bislimi ka raportuar sot para Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, ndërsa ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave.

Bislimi sa i përket liberalizimit të vizave tha se Holanda dhe Franca janë dy vende të cilat e kundërshtojnë një gjë të tillë, por jo vetëm.


“Jo zyrtarisht na është thënë që duhet të punojmë edhe me Danimarkën dhe Belgjikën, por na është thënë jo zyrtarisht”, ka deklaruar ai.

Siç njofton KP, zëvendëskryeministri ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Ai tha se kur e kanë marr detyrën nuk kanë gjetur dokumente për dialogun

Ndërkohë që mbledhja e komisionit po vazhdon e mbyllur, me kërkesën e Besnik Bislimit, për diskutimin e temave të cilat janë të ndjeshme.