Pas plotë nëntë viteve sa ishte përdorur nga presidentët amerikanë, limuzina presidenciale e njohur si “Bisha” po del në pension.

Këtë e dëshmon më së miri paraqitja e presidentit amerikan Donald Trump në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku është parë duke mbërritur me limuzinën e re “Cadillac”, transmeton Telegrafi.

Dizajni i “Bishës” së re, mediat amerikane po e përshkruajnë të ngjashëm me modelin e vjetër me vetëm “disa detaje moderne”, por me përmirësime të dukshme në sistemin e mbrojtjes, xhamat edhe më të trashë të papërshkueshëm nga plumbat i cili në total peshon 8 tonë.

Kjo limuzinë e zezë është e madhe, e lartë dhe shumë e bukur. Ajo duket aq e fuqishme sa që të krijon përshtypjen se mund ta shemb një ndërtesë, kurse prodhuesi i saj ka njoftuar se është shumë e lehtë për përdorim, dhe se pjesëtarët e Shërbimit Sekret do ta kenë të lehtë të “manovrojnë me të”.

Dizajnimi dhe prodhimi i “Bishës” së re kishte filluar në vitin 2013, kurse detajet teknike të tij ishin mbajtur fshehtë për opinionin për shkaqe sigurie. Brenda saj gjenden karriget e vendosura sikurse të modeli i vjetër 2+3+2, kurse enterieri ka pësuar disa ndryshime me kërkesë të presidentit Trump. /Telegrafi/