LAJMI I FUNDIT:

Bisedimet tregtare SHBA-Kinë rrisin çmimin e naftës

Bisedimet tregtare SHBA-Kinë rrisin çmimin e naftës

Çmimet e naftës për të tretin sesion me radhë po qëndrojnë në rritje dhe kanë prekur nivelin më të lartë për këtë vit, pasi tregjet financiare kanë gjetur një mbështetje nga shpresat se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina do të arrijnë një marrëveshje mbi tregtinë.

Gjatë këtij viti, çmimet e naftës janë rritur me rreth 20 për qind të vlerës, kryesisht për shkak të marrëveshjes së OPEC-ut dhe Rusisë për të ulur prodhimin.

Aktualisht nafta e papërpunuar amerikane po tregtohet në rreth 54.4 dollarë për fuçi.


Pritet të shtyhet afati për kufizimet tregtare SHBA-Kinë
Lexo po ashtu Pritet të shtyhet afati për kufizimet tregtare SHBA-Kinë

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e tjerë, si Rusia dhe Omani, u pajtuan të ulin prodhimin me 1.2 milion fuçi në ditë. Marrëveshja hyri në fuqi në fillim të muajit janar dhe do të zgjasë deri në muajin qershor, përcjell Telegrafi.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi se bisedimet për tregtinë mes Washingtonit dhe Pekinit po shkojnë shumë mirë.

Nafta e papërpunuar shënon ulje të vëllimit të prodhimit botëror
Lexo po ashtu Nafta e papërpunuar shënon ulje të vëllimit të prodhimit botëror

Por, çmimet janë gjendur edhe nën presion, pasi të dhënat e publikuara në SHBA treguan se rezervat e naftës së papërpunuar u rritën në nivelin më të lartë që nga nëntori i vitit 2017. /Telegrafi/