Jamal Musiala dhe Bayern Munich kanë goditur një pengesë të re në bisedimet për kontratën e re.

Sulmuesi gjerman, me një marrëveshje deri në vitin 2026, ka qenë i angazhuar në bisedime me Bayernin për më shumë se 12 muaj për një marrëveshje të re.


Por kërkesat e Musialës për të përfshirë një klauzolë blerjeje prej 175 milionë eurosh në marrëveshjen e re po refuzohet nga Bayern, raporton BILD.

Agjentët e Musialës kryesisht duan të përfshijnë klauzolën nëse kontrata e re zgjat deri në vitin 2030.

Ata mund të konsiderojnë vazhdimin pa klauzolë nëse është një kontratë më e shkurtër.

Sa i përket pagës në kontratën e re, palët duket se janë më afër njëra-tjetrës. /Telegrafi/

telegrafi sport app