LAJMI I FUNDIT:

Bisedimet Kurti-Vuçiq mund të vazhdojnë edhe të dielën, Ahmeti thotë se Borrell e Lajçak kanë anuluar fluturimet

Bisedimet Kurti-Vuçiq mund të vazhdojnë edhe të dielën, Ahmeti thotë se Borrell e Lajçak kanë anuluar fluturimet

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka përcjell nga afër gjatë gjithë ditës së shtunë takimet në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian.

I pyetur për zgjatjen e takimit trelateral, Ahmeti ka thënë për T7 se kanë pasur parashikime që takimet mund të zgjasnin deri në orën 18:00, megjithatë ka shtuar se sipas informacioneve që ka, zyrtarët e lartë që janë ndërmjetësues kanë anuluar fluturimet dhe takimet që kanë pasur për ditën e diel.


Sërish pauzë në takimin Kurti-Vuçiq
Lexo po ashtu Sërish pauzë në takimin Kurti-Vuçiq

Aktualisht ka përfunduar edhe pjesa e dytë e takimit Kurti-Vuçiq-Borrell-Lajçak, dhe raportohet se mund të ketë edhe një raund të tretë apo vazhdimësi edhe të dielën.

Kosova dhe Serbia po bisedojnë për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e raporteve, për përmbajtjen e të cilit u darkoduan në takimin e 27 shkurtit në Bruksel.

BE-ja më herët tha se Kurtit dhe Vuçiqit do t’iu prezantojnë një “plan të konsoliduar” të zbatimit të këtij propozimi, që synon t’i çojë palët drejt një marrëveshjeje përfundimtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori