LAJMI I FUNDIT:

Bisedimet e mediave, Vanhoutte kthehet në prill (Video)

Bisedimet e mediave, Vanhoutte kthehet në prill (Video)

Çështja e mediave së shpejti pritet të hapët për diskutim në Kuvend. Aktualisht partitë janë duke diskutuar mbi detajet. Nga ana tjetër ndërmjetësi belg Peter Vanhoutte thotë se bisedimet në formatin e tashëm nuk po japin rezultatin e duhur.

“Për momentin ka disa diskutime që po zhvillohen por mendoj se çfarëdo propozimi që është duke u diskutuar nuk është i përshtatshëm pasi që nuk po merret me problemin real, atë të kontrollit të agjencisë së mediave aty nuk po lëviz asgjë. Bisedimet janë duke vijuar mirëpo kam dyshime serioze se çështja e mediave do të zgjidhet gjatë javëve në vijim”, deklaroi ndërmjetësuesi Peter Vanhoutte.


Edhe pse ka zëra që thonë se Vanhojte mund të mos jetë më i angazhuar në përpjekjet për ta tejkaluar krizën, vet ai thotë se vazhdon të mbetet në Maqedoni, të paktën edhe për një periudhë kohore.

“Problemi është se kontrata ime me delegacionin e BE-së dhe Komisionin evropian mbaron në fund të muajit dhe prandaj do të shkoj në shtëpi javën që vjen mirëpo do të kthehem në fillim të prillit. Do të kthehem me 4 prill”, tha Peter Vanhoutte, për Alsat-M.

Ndër çështjet që duhet të arrihet marrëveshje, janë këshilli i mediave dhe agjencia e mediave, financimi i RTVM-së, këshilli i saj si dhe reklamimi qeveritar.
Reformat në media mbeten të rëndësishme që të sigurohen zgjedhje të besueshme më 5 qershor./Telegrafi/